Vazhdon zjarri i fuqishëm në Ishullin e Sazanit.
Që nga orët e para të mesditës së sotme dhe deri tani, zjarri nuk po mund të kontrollohet. Sigurisht që terreni i vështirë dhe pamundësia për të dërguar mjete fikse nga ajri e shton rrezikun për forcat që janë përfshirë në këtë “aksion”.
Duhet të kujtuar se vitet e fundit ky ishull ishte kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik.
Për situatën ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes Peleshi.
Postimi i Niko Peleshit:
“Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”