Sapo mbaroi seanca parlamentare për zgjedhjen e presidentit, kreu i maxhorancës Edi Rama ka lëshuar shigjetat ndaj Berishës e Bashës
Rama u pyet nga mediat nëse ndihej keq që s’u arrit konsensus me opozitën për kreun e shtetit, gjithashtu edhe për faktin që ish kreu i PD-së, Lulzim Basha mungoi në seancën e sotme.
Ju vjen keq që nuk kishit një President konsensual?
Rama: Nuk e kemi kërkuar kurrë dhe nuk e kemi pritur që të kemi konsenus me të vdekurit. Kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët.
Basha nuk ishte i pranishëm në seancë…
Rama: Lëreni të flejë.