NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    3 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë flet për Deutsche Welle
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë flet për Deutsche Welle

Neutrale
Last updated: 2022/06/01 at 10:38 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Znj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi një vizitë pune në Gjermani. Në intervistë ekskluzive për DW ajo flet për rolin e Gjermanisë në rajon dhe krizën institucionale në Shqipëri.

Deutsche Welle: Zonja Nikolla, Ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të bëjë Gjermania për ta ndihmuar Shqipërinë drejt integrimit në BE?

Lindita NIkolla: Po është e vërtetë, pata një takim mbresëlënës me Presidenten e Bundestagut, e cila rikonfirmoi edhe njëherë atë që është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë, mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë, por jo vetëm, edhe për Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ma përmendi disa herë faktin që si kancelari Scholz, ashtu edhe Presidentja e Bundestagut, janë të vendosur për të mbështetur dhe për të filluar një herë e më parë hapjen e Europës për vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me interes jo vetëm për këto dy vende, por edhe me një interes strategjik për vetë Europën. Ne folëm për Ukrainën, për mbështetjen që Gjermania ka dhënë, për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën dhe do të vijojë në ditët që pasojnë, për detyrën e lartë që po kryen Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe sesi do të përballohet një krizë e mundshme energjetike dhe ushqimore. Ishte një takim i ngrohtë, që do të pasohet nga vizita të tjera të kryetares së Bundestagut në Shqipëri dhe një vizitë time në landin e zonjës Bas në landin Renania Veriore-Vestfalia, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh

Çfarë do të përfitonte Shqipëria, konkretisht Kuvendi i Shqipërisë, nga çelja e negociatave?

Sigurisht, Paralamenti i Shqipërisë ka kohë që punon për standardet evropiane, duke i dhënë qasjen evropiane të gjitha ligjeve që ka. Bashkëpunimi me parlamentet evropiane do të jetë një e dhënë bazë e Parlamentit shqiptar, sigurisht, për të vijuar në të gjitha ato reforma që ka nisur. Çelja e negociatave nuk është fundi i procesit, por vetëm fillimi. E rëndësishme është që ne të avancojmë në këtë rrugë dhe që Shqipëria të mos e ulë në asnjë moment ritmin e reformave që janë së pari reforma për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Një nga projektet e Gjermanisë në rajon është Procesi i Berlinit. Në kuadër të tij është dakordësuar Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili nuk ka funksionuar siç duhej. Ju ndërkohë keni krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, e cila kundërshtohet nga Kosova. A biseduat për këtë çështje me zonjën Bas? Cili është mesazhi i Gjermanisë?

Po. Folëm edhe për bashkëpunimin rajonal, edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe mesazhi ishte që duhet avancuar në bashkëpunimin rajonal, sepse përmes bashkëpunimit rajonal ka të mira që i mirëpresin të gjitha vendet që futen në këtë bashkëpunim. Por, sigurisht, duhen parë në një ombrellë të madhe siç është Procesi i Berlinit. Edhe Open Balkans mundëson krijimin e një tregu të përbashkët, krijimin e mundësive dhe zbatimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe iniciativa të tjera, si iniciativa e gjelbër, iniciativa digjitale etj., që janë në fokus edhe të Bashkimit Evropian.

Serbia është një nga vendet e rajonit të cilët bëjnë një politikë ambivalente ndaj Rusisë. Sa shqetësuese është për Shqipërinë si partnere e Serbisë në rajon një politikë e tillë?
Ne jemi bashkëpunëtorë rajonalë dhe jemi për bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë, por patjetër me shikimin drejt Europës, drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është e vendosur dhe nuk ka plan tjetër, përveç një plani, që është plani A: integrimin në familjen e madhe evropiane.

Shqipëria po përjeton një krizë ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit. Sa e pengon funksionimin siç duhet të Parlamentit shqiptar, sipas jush?

Iniciativat ligjore nuk janë të kufizuara. Përkundrazi, Parlamenti ka të gjithë përgjegjësinë dhe mundësitë për të avancuar me procedurat e ligjbërjes, për të pasur ligje më të mira, aty ku sa më shumë është e mundur për të pare ndjeshmërinë gjinore dhe sigurisht përshtatshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë edhe zgjedhja e Presidentit është një problem. Raundi i tretë për gjetjen e një kompromisi sërish dështoi. A do të pranonit Ju një propozim nga grupi parlamentar ku bën pjesë edhe zoti Berisha?
Unë jam Kryetarja e Kuvendit dhe unë përfaqësoj vetëm Kryetaren e Parlamentit, kam përgjegjësi të larta për t’u ngritur mbi palët dhe për të respektuar patjetër ato grupe dhe ato përfaqësues që mbrojnë vlerat më të qarta që janë vlerat euroatlantike. Për këtë unë jam e vendosur dhe patjetër do të mirëpres cilindo që është pozicionuar qartë në mbrojtje të vlerave euroatlantike.
Do të thotë që në rast të kundërt do ta përjashtonit…

Vetëm ata që janë në mbrojtje të vlerave euroatlantike. Kaq e thjeshtë është.

Ju kohët e fundit u sulmuat me fjalë edhe vetë nga zoti Berisha. Sa sfiduese është për ju të menaxhoni gjuhën e vrazhdë që përdoret shpesh në Kuvend?

Është e vërtetë që personalisht zoti Berisha ka spikatur në vite për gjuhën e vrazhdë. Por e rëndësishme është që mospërgjigja me të njëjtën monedhë, ruajtja e etikës, dhe mbi të gjitha mbështetja fort në rregullat që ka parlamenti dhe që janë të mishëruara në rregulloren e parlamentit. Është shumë i rëndësishëm ky respekt dhe patjetër etika dhe qytetaria në çdo hap. /DW

TAGGED: Lajme
Neutrale June 1, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
15 hours ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
1 day ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
1 day ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
2 days ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
2 days ago

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?