Mëngjesin e sotëm, policia ka kthyer mbrapsht në Itali 80 tifozë të cilët janë dyshuar si të rrezikshëm. Tifozët italianë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm përmes Portit të Durrësit, ndërsa vetëm disa orë më pas, policia i ka kthyer pas.
Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 do të luhet finalja e Conference League, në stadiumin Air Albania.
Kujtojmë se dje, më dt 24, gjithë ditën deri mbas mesnate, tifozët e Romës, por më tepër të Feyenoord-it kanë shkaktuar dhunë dhe grindje në kryeqytet.
Nga trazirat ka patur disa policë të plagosur dhe dhjetra tifozë të shoqëruar në rajonet e policisë.