NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    3 days ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    3 days ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    5 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Pse duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit?!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Të tjera
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Të tjera
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
Të tjera
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Pse Rama e ka humbur pushtetin?

Neutrale
Last updated: 2026/11/09 at 5:00 PM
Neutrale 8 hours ago
Share
SHARE

Në jetën politike ekziston një moment kur pushteti humbet shumë kohë përpara se të humbasësh zgjedhjet. Edi Rama duket se po përballet pikërisht me këtë moment , ai vazhdon të qeverisë, por nuk arrin më të prodhojë autoritet.

Hans Morgenthau, një nga mendimtarët më të rëndësishëm të realizmit politik, na kujton se pushteti nuk është thjesht aftësia për t’u imponuar të tjerëve vullnetin tënd. Pushteti i vërtetë kërkon vetëpërmbajtje, njohjen e kufijve dhe respektimin e institucioneve.

Problemi i qeverisjes së Ramës është pikërisht ky, ai e shndërroi shtetin në një zgjatim të vullnetit të tij. Ministrat i zgjedh të tillë sa të katandisen edhe në postë ekspres të mesazheve të tij, gjithë administratën e ka kthyer në instrument bindjeje dhe parlamentin në mekanizëm miratimi pa zë.

Duke dashur të kontrollojë gjithçka, Rama dobësoi vetë sistemin që drejton, sepse një shtet ku gjithçka varet nga një njeri nuk është shtet i fortë, por një shtet që ka humbur aftësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Raporti me kritikën është po ashtu një tregues i marrëdhënies toksike që ka me pushtetin. Në demokraci, opozita, media dhe protesta nuk janë pengesa për qeverisjen, janë mekanizma që i kujtojnë pushtetit se nuk është dhe nuk duhet të jetë i pakufizuar.

Rama mund të ketë ende shumicën parlamentare, por, për fatin e tij të keq, shumica nuk është çertifikatë autoriteti; mund të ketë njerëz që i binden, por kjo nuk do të thotë se njerëzit që e ndjekin besojnë te drejtimi i tij. Sondazhet e tij sot po i tregojnë se ai po qeveris mbi rrënojat e pushtetit të tij të pakufizuar.

Një lider, një burrë shteti, e kupton se pushteti është i përkohshëm, se posti nuk është pronë dhe se trashëgimia e tij politike nuk matet me sa gjatë qëndroi në zyrë, por me institucionet që lë pas. Ai përgatit edhe ditën kur nuk do të jetë më në pushtet. Rama, përkundrazi, duket se ka krijuar një marrëdhënie aq të ngushtë dhe toksike me pushtetin, saqë distancimi prej tij është bërë pothuajse i pamundur. Pushteti nuk është më thjesht instrument qeverisjeje, por është shndërruar në identitetin e tij .

Megjithëse akoma nuk e ka humbur pushtetin si funksion kushtetues, Rama ka humbur diçka shumë më të rëndësishme, autoritetin për ta ushtruar atë në emër të një interesi që shkon përtej vetes, autoritet që e humbi pikërisht sepse i lejoi vetes të ishte gjithçka.

Duke e trajtuar veten si të pandashëm nga pushteti, në intensitetin e kësaj marrëdhënieje toksike, të ngjashme me një varësi, ai përdori çdo mjet pa kufizim e dallim për ta mbajtur atë, duke neglizhuar një mësim të përbotshëm:
“Pushteti që nuk di t’i vendosë kufij vetes, një ditë do të përballet me kufijtë që i vendos shoqëria”.

Të dish të ndahesh nga pushteti do të thotë të mendosh dhe të veprosh çdo ditë, gjatë gjithë kohës që je në të, me vetëdijen se një ditë do të të duhet të jetosh pa të. Rama nuk ia bëri vetes këtë nder asnjëherë. Prandaj nuk mund të largohet nga pushteti si një udhëheqës që zgjedh të largohet, por si dikush që do të detyrohet të shkëputet me dhimbje a turp prej tij.

Nuk ka, dështim më të madh për një udhëheqës !

Neutrale November 9, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Pse duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit?!
8 hours ago
Irena Beqiraj/ Pse Rama e ka humbur pushtetin?
8 hours ago
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
2 days ago
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
3 days ago
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Belind Këlliçi/ Pse duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit?!

Irena Beqiraj/ Pse Rama e ka humbur pushtetin?

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?