Belinda Balluku i ka dorëzuar sot detyrën si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrit të ri Enea Karakaçi.
Balluku ka përcjell një mesazh në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohje për mbështetësit dhe posaçërisht për kryeministrin Rama.
Postimi i plotë:
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe dashurinë që nuk ma kurseni në ditët me diell e ato pa dritë!
Jam e nderuar e krenare për rrugëtimin që bëmë së bashku, për punën e sakrificat që ndamë, e mbi të gjitha për rezultatet e pakontestueshme.
Nuk ka asgjë më shpërblyese se mijëra mesazhet që kam marr sot, asgjë më shpërblyese se sytë e përlotur të kolegëve, me të cilët kam ndarë ëndrrën e madhe për ndërtimin e Shqipërisë europiane.
Mirënjohëse dhe falënderuese Edi Ramës për besimin që më ka dhënë, detyrat që më ka besuar e shansin e jashtëzakonshëm për të vënë një gurë në realizimin e vizionit të tij, por mbi të gjitha i jam mirënjohëse për frymëzimin që përcjell tek ne të gjithë.
Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen, fjalët lënë plagë e vraga, por në fund ato i merr era. Ajo ç’ka mbetet, janë punët e ajo ç’ka nuk thyejnë e fshijnë fjalët, janë veprat.





