𝐊𝐫𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐁𝐞𝐧𝐞𝐭 𝐁𝐞𝐜𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈𝐧 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭.
Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të ndryshme administrative që ka patur më parë.
Ditën e premte kryebashkiaku u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij, ndërsa nuk shprehu asnjë koment për gazetarët.
Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe se do të dorëhiqet si kryebashkiak i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale.
Beci ka ironizuar lajmin e publikuar nga mediat ku shkruan:
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”.


