Amerika e Etërve, Amerika Great, Amerika e Kushtetutes së Vlerave
Në fund të 30 vjeteve të luftes civile, më 1776 Thomas Xheferson, presidenti i tretë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, shperndau versionin e parë të Deklaratës së Pavarësisë, miratimi i së ciles në Kongresin e Filadelfias sanksionoi lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po më 4 korrik.
Xheferson nuk mori pjesë drejtpërdrejt në përpilmin e Kushtetutës, që u miratua nga Konventa e Filadelfias në 1787. Ai do gjendej pesë vite (1785 dhe 1789)në Paris diplomat i Republikës amerikane.
Çfarë ndodhte në Francë n’atë kohë?
Xhefersonit ndersa i duhej të ndiqte zhvillimet amerikane nga larg, nga afer para syve kishte revolucionin francez duke ndikuar drejtpërdrejt tek disa nga protagonistët e tij. Si psh. Marquis Gilbert de la Fayette, i cili nga ana tjetër, kishte luftuar në Shtetet e Bashkuara si gjeneral i ushtrisë së Xhorxh Uashingtonit, duke u njohur keshtu si “heroi dy botëve” ne histori.
Xheferson dhe Fayette shkruan së bashku Deklaraten e famshme të drejtave të njeriut dhe të qytetarëve të emanuar nga Asambleja Kombëtare më 26 gusht 1789.
Xheferson do kthehej në Shtetet e Bashkuara një muaj më vonë teksa duke pritur nisjen shkroi një letër për Xhejms Madison.
Madison që do zgjidhej President i katërt i ardhshëm SHBA mbas letershkruesit, në Konventë do të arsyetonte për rolin e kushtetutës së SHBA: (shenoj se krahas versionit shqip, eshte domosdoshmeri me e paraqit në gjuhen origjinale, mbasi çdo fjalë ka një valencë historike, politike e shoqërore dhe universale sepse eshtë kushtetuta e Pare Moderne e botes, sot kushtetuta më e sulmuar nga anti-amerikanët e botes dhe sidomo anti-amerikanet e Amerikes:
“…We have staked the hole future of american civilization NOT UPON THE POWER OF GOVERNMENT. FAR FROM IT.
We have staked the future upon dhe capacity of each and all of us to govern OURSELVES and to sustain ourselves according to the ten commandments of God…”-( …kemi ngritur, themeluar gjithe te ardhmen e qyteterimit amerikan jo të bazuar ne pushtetin e qeverise.(pikë)
Shume larg ketij pushteti (pikë)
Ne kemi themeluar te ardhmen e qytetërimit amerikan mbi kapacitetin e gjithesecilit prej nesh e të gjithëve bashkë per tu veteqeverisur, per të vete-jetuar vetëm sipas dhe në perputhje me Dhjete Urdhnesat…”)
Qytetërimi amerikan mbeshtetet jo në pushtetin e qeverisë, shumë larg atij pushteti, por mbeshtetet në mundesinë e qytetarit për tu veteqeverisur. Vetëqeverisja mbeshtetet tek qytetari me formim e kulturë judeo-kristiane,qytetarit me dinjitet, integritet e pergjegjesi para zotit, komunitetit, familjes dhe shtetit.
Liria dhe Drejtësia e ngrenë kombin, thotë Madison, padrejtësia dhe mungesa e lirisë e poshtërojnë atë.
Në themelin e Kushtetutes amerikane qendron parimi; qeveria më e mirë për vendin është qeveria e vogël.
Republikë Kushtetuese, Qeveri kushtuese e qytetareve të lirë e bazuar në ligj. Qeveri e zgjedhur me perfaqesues të popullit, për popullin.
Liria është përgjegjësi e marrë përsipër si qytetar i mbreterisë së zotit (jo i ndonjë mbretërie tokësore me te cilat bota e kohes ishte plot) qytetar me formim e kulturë judeo kritjane sipas “Dhjetë Urdhnesave”
Besoj në zot, shkruhet dhe në kartmonedhen amerikane. “God bless America…,ka qene e mbetet laitmotivi i gjithëditshëm edhe për shqiptarët me dinjitet anekënd botës.
Beji gjërat me pergjegjesi që nenkupton në liri, përndryshe liria nuk është më e tillë, shpjegon Madison, por liçencë e mentalitetit të varur.
Cili është ndryshimi midis lirisë dhe skllavërisë? Diferenca është tek qasja ndaj ligjit; në skllavëri ligjet janë të afishuara atje, nga dikush mbi (kënde emulacioni) jashtë në formë fasadash orwelliane, si parullat mbi faqe malesh, mure stallash të PPSh, sot PsSh)
Ndersa në liri ligjet janë te brendashkruara tek qytetari me formim e kulturë, etikë, virtyte e moral sipas Dhjetë Urdhnesave.
Prej kesaj Kushtetute secili amerikan me vete e të gjithë bashkë varen vetëm nga sovraniteti i Zotit dhe jo tjeter sovrani, qeverie, republike apo tiranie.
Kjo Kushtetutë u lind nga shkrumbi i 30 vjetëve të luftës civile.
Qeveria dhe as institucionet e tjera kushtetuese në Amerikë, -vazhdon, -nuk janë ngritur për të Shpikur, Prodhuar, Shperndarë apo Pro-movuar liri dhe as të drejta për qytetaret.
Vetëm tri detyra themelore urdheron Kushtetuta e Etërve për Qeverinë e SHBA; dy për sigurinë dhe një për promovim, motivim e progres;
1-Siguria; të SIGUROJË paprekshmërinë e lirive (që qytetarit ia ka dhene zoti dhe kushtetuta, jo qeveria). Kur qeveria s’e ben këtë detyrë, aq me keq kur tenton t’i prekë, t’i rishpikë apo intepretojë, kjo qeveri “ipso facto” hiqet pavaresisht mandatit.
2-Siguria; të SIGUROJË mbrojtjen e perbashket të vendit.
3-Promovimi; vetmja gjë që nuk ia kufizon kushtetuta qeverisë është të PROMOVOJË është welfare(që eshtë e kunderta e “austerity” i sotem) pra mireqënja e pergjithshme, mirë administrimi dhe llogaridhenja për çdo dollar të shpenzuar perpara perfaqësuesve të popullit me mandat dhe para popullit që i paguan.
Me këtë Kushtetutë Amerika u bë Great, u bë komb, Komb i madh, vend i prestigjit, i prosperitetit, Lider i lirisë dhe së drejtes, adresë e sigurtë e dinjitetit e demokracisë, me Ushtrinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë me të madhe në botë, sa dhe nga “kopshti me lule… buzë Adriatikut,” qelbësirat otomano-bolshevike me thonj të pa prere brenda bunkerit kafkor të Moskes së tyre, jargonin e vazhdojnë të jargojnë sekrecione pavlloviane.
Sigurisht, specia e tyre nuk lakmoi ndonjëherë as nuk lakmojnë Ameriken dhe lirinë si sinonime. Liria dhe Amerika ishin të dekretuara armiq. Por madheshtinë dhe prosperitetin e saj, po.
Me këtë Kushtetutë SHBA zhvilloi revolucionin industrial, i dha botës shembullin e pa parë në histori për liri, prosperitet e mirqenje, u bë referencë e Lirisë, adresë e Demokracisë model i saj dhe shpresë e popujve liridashës të botes, të medhenj apo të vegjël, të shtypur apo kolonizatorë.
SHBA gjithashtu në më shumë se një shekull, determinoi lirinë dhe të drejten në tri luftra botërore perfshire luften e ftohtë.
Me Fuqinë garantuese të së Drejtes nga Kushtetuta si nështetas i Mbreterisë së zotit që populli amerikan e kishte bërë President, Uillsoni ne vitet 20′ të shekullit të kaluar mbrojti dhe nuk reshti se mbrojturi të drejten e një çerek kombi shqiptar nder me të vjetrit e Europes, të sakatuar qe po rrezikonte te zhdukej nga harta fizike dhe politike e botes.
Ashtu si 80 vjet ma vonë beri Klinton per mbrojtjen pjeses tjeter shqiptare, objekt i masakrave të barbarive fqinje e më larg.
Ashtusi Presidenti Bush-jr ne me pak se dhjete vjet me vonë prej çlirimit, nga kryeqyteti i Shqipërisë në krah të Kryeminstrit të Shqiperisë deklaroi Të Drejten e Pavaresisë së shqiptarve në një nga pjesët e cunguara nga padrejtesitë dhe dhuna historike.
Falë kësaj Drejtësie që perputhet me drejtësinë e zotit, Kombi shqiptar akoma në copa, copëza dhe thërrime, mbas zotit i përulet, beson e shpreson tek Amerika.
II. Kunder-kushtetueshmëria është kunder-amerikanizëm pa ekuivok.
Amerike “…a m’thue si je?”
Me një veshtrimin macro do ishte e mjaftë të krahasoheshin dy momente për botën amerikane në raport me Kushtetuten e Eterve, themelet morale, etike, dinjitare të qytetarit mbi të cilat sipas Madison u ngrit qyteterim amerikan: “…jo në pushtetin e qeverisë.” Dhe “…the best government is the least governement…”
-Recesioni i Madh; më 1929 Ameriken atëhere 150 vjeçare e perfshiu ajo që quhet Recensioni i madh, sizmika e të cilit qe globale e gjëra që dihen. Po ajo që dihet dhe permendet kaq pak (unë them enkas) është se brenda me pak se dhjetë vitesh, u kryen tre operacione jo më pak dhimbëse e shkundulluese se vetë kriza: u diagnostikuan shkaqet reale qe ishin kryesisht politike, u nenshkrua receta “new deal” me doren e Presidentit Ruzvelt dhe filloi terapia e dhimbshme, por efikase.
Pa dokumentar zyrtar te politikes apo wikipediave “korrekte”, do te ishte e mjaftueshme të kesh lexuar shkrimtarin J. Steinbeck-The Warth of Grapes, me kuptu tragjizmin që i shkaktoi ajo krize shoqërisë dhe qytetarit amerikan.
Tragjizëm, trandje nga themelet e qytetërimit, i cili ishte ngritur sipas Madison (jo mbi pushtetin e qeverisë…,)me pasoja migrim masiv, boshatisjes së zonave industriale e bujqësore dhe shteteve prodhuese. Por migrimet brenda-amerikane që tranden ekonominë, politiken dhe shoqërinë amerikane do të dukeshin një dramë periferike krahasuar me tragjedinë që konsumuan shqiptarët, nga viti 2013, tashme per 12 vjet me radhë të socializmit qelbanik.(shen; qelbësira nuk është lapsus etik, por është laitmotivi ideologjik për bashkim me narkoshtetin që duam…)
Nëse Amerika steinbeckjane humbi stabilitetin ekonomik, shoqëror e politik nga migrimet e brendshme, që në fund të fundit qytetarët e vet nuk i kishte humbur, Shqipëria ka humbur 1/3 e popullsise, ose më shumë se gjysmën e popullsisë më rentabel, më dinamike, atë punës shkollës dhe progresit.
Nëse Amerika ra në “deregulation” per shkaqe që u pikasen e ndreqen kryesisht qeveritare, në Shqiperi popullata u deportua jashtë shtetit, shumica e tyre pa kthim, për shkaqe vetëm qeveritare.
Mendo permasat e tragjedisë “steinbeckjane” me një qeveri që ndryshoi qendrim, me një qeveri shqiptare të ekzaltuar nga “vektori i duhur…” që zhtytet me entuziasem në krim e tradhti kombtare.
-Por Amerikë “a m’thue si je?”
Nuk vonoi por 80 vjet më vonë u rikthye e njejta krizë (politika, politiologjia dhe qytetari i informuar me dinjitet e integritet, e di se krizat janë pjesë e fiziologjisë organike të kapitalizmit)
Me të njejtat sintoma, me të njejtat permasa, dhe sidomos shkaqe pavaresisht kontekstit kohor dhe larazimeve, me të njejtat pasoja sizmike globale për të mos thënë më shumë mberriti kriza e vitit 2008
Po atë vit demokratët e majtë amerikanë fitojnë zgjedhjet me sloganin: “Yes we can…!” Ndoshta koincidencë historike kjo për demokratet ruzveltianë apo obamistë, por fatkeqësisht për Ameriken dhe boten Perendimore nën goditjet e pameshirshme të krizes, Obama me administraten-“yes we can,” nuk ishte Rusvelti.
Keynesizmi ose receta për krizen dhe krizat ishte aty edhe gjithë keynesianet e botës amerikane, por left-amerikanët e rinj nuk deshen t’i sheronin pasojat radikale, financiare,ekonomike e politike të Amerikes.
Obama i 2008-es patjeter një orator i zhdervjellët, populist e demagog karizmatik, por në vend të merrej me zgjidhjen e krizes amerikane dhe perendimore te botes, investohet në tejkalim e shkelje të Kushtetutës së Vlerave, në favor të destabilizimit të Lindjes së mesme Afrikes veriore e me gjërë (me famëkeqen eksportim demokracie) e njohur mediatikisht “pranverat arabe” të cilat si u pa dhe po preket, rezultuan një fiasko e turpshme në politiken e jashtme kryesisht, ndersa ndikuan në zgjatjen e thellimin e zgjerimin e krizes jo më vetem ekonomike të Amerikes dhe Europes.
Nuk është e vështirë ta dallosh epilogun e ketij menefregizmi obamoliberist, sepse luftrat në Europë me protagonist diktatorin rus, shthurja dhe shkaterrimi i Sirisë, talebanizimi i Afganistanit terrorizmi në Palestinë, Libi e mjaft vende te tjera që prihet e stimulohet nga Irani, janë “Lufta e tretë…boterore në kurs, që tani e artikulojnë te gjithe pa nenkuptime, por pa thënë se është rezultante e “eksportit”antikushtetues të demokracisë nga ideologjia left-amerikanisto-globaliste e “open-rainbow-right-ve” një ndër shkaqet primare.
-Ajo ç’ka spikat vetë-mjaftueshëm politikisht është se administraten amerikane në krizen e 1930 e drejtonin demokratët, ashtu si në Krizen e 2008, dmth Recesionin i dytë i Madh, po që kjo e dyta gërryen edhe sot pas gjashtëmbedhjete vjetesh, jo vetëm ekonominë amerikane dhe europiane, por dhe demokracinë Perendimore si arritjen më të madhe, shtetin e së drejtës, duke faktorizuar keshtu indirekt po dhe direkt me lobime të mafioze armiqtë historik të lirisë “kriptobolshevizmin” kryesisht në Europen lindore.
Mbas Obames Presidenti Trump vetem në me pak se tre vjet e rivendosi ekonomine amerikane në shinat e prosperitetit. Por libertino-obamistet munden ta nderpresin mandatin e sherimit ekonomik te “Amerika First.”
Inkursioni neoliberal, ndryshe mentaliteti tregtar i politikes, mberriti deri tek biopolitika me shpikjen e monstruozitetit të Covid-19,(juridikisht krim kunder njerzimit)
Amerika e vlerave në vend të “eksportojë” demokraci, importoi për amerikanet halldupo-bolshevizmen më saktë “qelbesiren socialiste shqiptare, turp-njerëzimin tonë” atë të vjedhjes së zgjedhjeve, brenda shtet-rrethimit për të manipuluar zgjedhjet, duke epiloguar keq Kapitol-hillin.
Dhe për kuintesencë të paradoksit më të madh kontemporan, sekretari i shtetit amerikan, mberrin në Tiranë fill mbasi Kushtetuta amerikane e ka dënuar “viktimen” Mac Gonigal, para reflektoreve të gjithë botes, lëvdon pikerisht qelbësirën, korruptorin e FBI, rekrutuesin e oficerëvë madhorë të Byrosë Federale për afera të mireditura, politiko-mafioze, që përmendet në akuzat e drejtësisë si korruptor njëkohësisht kryeministrin e një narko-mafie që permendet ne raportet zyrtare të qeverisë së SHBA.
(studentët dhe shqiptarët e viteve 90 e kanë perjetuar personalisht mireseardhjen e Xhejms Bejkerit-amerikan për shqiptarët në dimensionin e popujve të lirë, ndersa Blinken 30 vjet me vonë, solli të kunderten e kumtit te qeverise amerikane duke na treguar me gisht “noc-rrokun” e tij, antishqiptarin me te madh te te gjitha kohrave si model të lirisë dhe “mik” të tij personal.
Gjithaq mesazhi për qytetarin dhe intelektualin me dinjitet shqiptar që kishin kontestuar ambasadorë, teksa shantazhonin hapur lirinë dhe të drejten fondamentale demokratike te qytetarit dhe formacioneve politike, dukej qartë se kishte një autorizim jashtë institucional, antidemokratik nga institucioni i shefit të saj.
Blinken shef i Qeverisë amerikane e di mirë se eprori i tij ndryshe garanti i Kushtetutes se Etërve dhe Vlerave te Amerikes nuk është as Xhefersoni, as Medison, as Ruzvelt, Regan apo Bush e Trump, po një figurë ndonëse e maturuar e politikes amerikane, mjerisht, me të vetmin pushtet në dorë, atë të konfidences me hijet.
-“…Qeveri e vogël, qytetërim që nuk i ka themelet tek pushteti i qeverisë. Shumë larg ketij pushteti…,” paragrafon qartë Kushtetuta e Etërve dhe e Vlerave.
-Amerikë a m’thue si je? Mos o zot, …si lis i rrxuem përdhe…
Por metafora që haset më shpesh sot në shtypin e lirë amerikan është se;”…piskama shqipes së dikurshme amerikane të hapsirave, tani është reduktuar në një cicërimë trumcaku. …”(asocimi mbërrin trishtueshëm me “manushaqja e Naimit tonë gjatë perpjekjeve per tu rizgjuar si komb, apo “trumcaku filozof” i Migjenit, në vigjiljen e ngritjes së kombit shqiptar.)
-Nëpër botë janë shtuar amerikan haters.
Amerika First dikur sipas kushtetues në krye të progresit, lirive dhe po aq referencë e Drejtësisë, sot është fatkeqësisht; e para në krime,
e para në aborte, e para në perversionin seksual, e para në çrregullimin dhe shkatërrimin e vlerave të familjes dhe shkolles. E para në ideologjinë e “politically correctnes”-që nënkupton censurën orwelliane të maskuar dhe sidomos e para në humbjen e kapitalit më të madh ekonomik e social, atë të motorit të progresit që është klasa e mesme.
Ekonomia amerikane nën shtrengimin e krizes se 2008, të cilën Amerikes s’do ia heqin kurrë nga shpatullat left-amerikanet, vazhdon të gangrenizojë e frenojnë ekonominë, politiken dhe sidoms demokracinë në kombin-lider të lirisë, të së drejtës e dinjitetit rrjedhimisht edhe në Europe, Perëndimore dhe Lindore njëkohësisht.
Dy shembuj mediatikisht elementar boterisht të njohur, ilustrojnë sa njëqind mijë deduksione propagandistesh e politikologesh apo dhe politikofobësh:
Më 1930 në kohën krizes së parë, për të paguar një burokrat-nepunës të shtetit, punonin, bashkëndanin kontributin e tyre me taksa gjithsejt 205 punëtorë.
Po sot në Ameriken e obamo-blinken-soroiste, dmth mbas 100 vjetesh? Sot me statistika zyrtare, janë vetem 5 qytetar. Saktësisht vetëm 3 punëtorë. E ububushme kjo objektojnë amerikanet e vlerave teksa i referohen Kushtetutes së Etërve, po që propaganda ua mbyt zërin.
Vetem 3 punëtorë duhet të paguajn sa 205 të para me pak se 100 vjetesh kur Amerika prosperonte.
Një administratë e fryrë antikushtetuese, që peshon sa gjashtëdhjetë herë më shumë mbi supet e qytetarit amerikan.
Nëse veshtrimin do ta kthenim në Shqiperinë e sotme të narkoshtetit, (mafiokracia e cilesonte shtypi francez qeverine shqiptare keto ditë)raporti është i kundert; jo dyqind e pesë, pesë apo tre qytetar duhet të sigurojnë jeten e një burokrati, por krejt e kunderta; regjimi tiranik i Rames perveçse i ka mbingarkuar me taksa, mbi-çmime dhe gjoba qytetaret e paket qe punojnë, këta duhet të mbajë me rrogë e bukë dhe mbi tre apo katër nepunësa pa perfshirë patronazhistët të cilët njëlloj si mikrobet parazitojnë,inkubojnë dhe zgjohen bashkë me bandat kriminale në ngjarje elektorale, perveç këtyre qytetari që punon ka në shpinë siç është e ligjshme dhe masën e stermadhe të pensionistëve.
“Indeksimi” qeveritar i sotem ne menyrën më të padinjitetshme, nuk pati lekë për ta, ndersa lekët i gjen për korrupsionin gjigand dhe ekonominë kriminale.
Mos në Amerikën kushtetuese (qeveri e vogël) sot antikushtetueshmërisht është fryrë administrata dhe nga ana tjeter janë paksuar njerëzit që punojnë? Apo burokrati i sotëm nenkupto superstruktura ka ulur pagat e veta për ta paguar modestisht atë 3 punëtor, apo puna, punëtoret dhe klasa e mesme kanë ikur në drejtim të paditur?
Por taksat e qeverisë në Amerikë nuk mund të mos i paguash, edhe sikur ajo t’i njëqindfishojë.
Ajo që dukshëm rezulton e diskutohet ne Amerikë sot, është se administrata amerikane në Depresionin e Dytë të Madh (2008) që vazhdon prej 16 vjetësh të kafshojë, është mbifryrë mbi 60 herë dhe po aq rendon mbi kurrizin e amerikanit punetor krahasuar me vitin 1930.
Kursin anti-amerikan e kunderkushtetues i administrates së sotme amerikane shqiptarët mund ta lexojnë në kumtin të Blinkën dhe promovimit të narko-albanianit neobolshevik global.
Sa për rikujtesë për nostalgjiko-marksistet; edhe Marksi parashikonte per tiraninë e komunistëve se superstruktura nuk duhej të peshonte mbi bazen.
III “NocRrokizma” anti amerikane në Shqiperi, specia më perverse e intelektualizmes vrastare
-albanian-nocrrokisti ynë;
Hitleri më 1920 u tha gjermanëve; më jepni vemendjen e vetëm një breznie kalamajsh, do t’ju jap supershtetin më të madh nazist që ka njohur historia.
Asgjë të re nuk kishte thënë nacional-socialisti Hitler, ndryshe nga bolsheviku nacional-socialist Trockij vetëm 4-5 vite perpara Hitlerit, me “njeriun e ri” me tiparet e moralit( lexo a-moralitetit) komunist, të cilin e vijoi Stalini deri tek Putini sot.
Lexoni në origjinal dhe të shqiperuar se si një amerikan intelektuali-woke, profesionist, profesor i psikiatrisë universitetit prestigjioz të Harvardit u thotë shprehimisht ne nje seminar studenteve dhe shoqërisë amerikane; “…EVERY CHILD IN AMERIKA ENTERING SCHOOL AT THE AGE OF FIVE, IS MENTALLY ILL BECAUSE HE COMES TO SCHOOL WITH CERTAIN ALLEGIANCES TOWARD FOUNDING FATHERS, TOWARD ELECTED OFFICIALS,TOWARD HIS PARENTS, TOWARD A BELIEF IN A SUPERNATURAL BEING AND TOWARD THE SOVEREIGNTY OF THIS NATION OF A SEPARATE ENTITY.
…IT’S UP TO YOU TEACHERS TO MAKE ALL THESE SICK CHILDREN WELL BY CREATING THE INTERNATIONAL CHILD OF THE FUTURE…”(çdo femijë i moshes shkollore ne Amerike, është pjesërisht i sëmurë mendor, sepse mberrin në shkolle i ushqyer me mentalitetin e Eterve themelues të Amerikes, me dashurinë për te zgjedhurit e vendit që sherbejnë, me dashninë për familjen e prinderit e tyre, me dashurinë për per sovranin e një ekzistence mbinatyrore… Është detyra juaj mesues, t’i sheroni këta femijë, për të krijuar prej tyre fëmijën nderkombtar të së ardhmes…)
Çfarë ndryshon në kete sentencë nga trockij-stalinizmi, hitlerizmi dhe enverhoxhizmi, e kupton edhe politiko-fobi më anarkist e më cinik, i botës shqiptare.
Por jo s’mund ta kuptojë ose është i detyruar të mos e kuptojë, “intelektuali” nocrrokist shqiptar i padinjitet, i cili predikon amerikanizmen anti-amerikane, për ta shkulur qytetarin shqiptar nga besimi prej zotit të qiellit dhe zotit tokesor që është pikerisht Amerika e vlerave, e dinjitetit, integritetit, dashurisë për familjen e prinderit, dashurinë për Dheun e të parëve larë me gjak, djersë e punë, mundime vuajtje e gezime gjithmonë e më pak në këtë vend.
Sot në fund-gropa politike, ekonomike, edukative, morale, shendetsore, demograrike e kriminale është evidente, bertitëse, e morekujeshme për çdo shqiptar me dinjitet e integritet. Por jo për ishkomunistët, jo për internacionalistin kozmopolit…, jo për antiamerikanin nocrrokist me shtetesi shqiptare me formim bolsho-nazist apo neoliberist, jo për antishqiptarin.
Intelektuali nocrrokist teksa shtiret si filo-amerikan e lë vetëm qytetarin që del të protestojë kunder mizerjes kriminale ku ka hyrë Shqiperia që nga narko-trafiku i themeluar bashkë nocrrok-drejtësinë social-puniste, lë vetëm dhe pa informacion qytetarin me dinjitet që beson në vlerat humane, morale, etike, në kushtetueshmeri dhe në vetë Ameriken e Vlerave.
Lë vetëm dhe të vetmin qytetar që dënohet pa akuzë nga nocrrok-drejtësia e bashkelindur me narkoshtetin. Madje i kundërvihet si anti amerikan, pa e menduar dy herë se bjerrja e ketyre vlerave të hartografuara në relievin adn-së shqiptare njëkohësisht të shkruara kushtetuten më moderne të botës, asaj amerikane, është dhe dashuria reale e shqiptarve perveç borxheve historike, për vlerat dhe boten amerikane.
Lind pyetja përse kaq shumicë “noc-rrokistë neo-nazistë,trockisto-bolshevikë, apo neoliberalo-enveristë në Shqiperi, që e permbysin sigurinë dhe situaten politike sa herë tu teket si në 97-en, si sot dhe i japin të drejten vetem kriminalitetit të na qeverisë, pergjigja gjendet e paketuar me amballazhin e anti-historisë sonë;
Hitlerit s’ju dha mundesia e asnjë çerek breznije ta bënte njeriun nacional-socialist, ndersa Trockit ndonese ia shtypen koken bolsheviket e vet, iu dha ne dispozicion mbi 20 tridhjete brezni. Edhe nazi-internacionalistet shqiptar qeverisin mbi 80 vjet. Mendoni sa breza “yllkash,” “fatosash,” pionierësh, rinoresh… të Bashkimit patronazhist, komunistesh, kanë pasur në dorë enverhoxhistët.
Dhe së fundi nocrrokizma “opozitare:” si qënje nder më të neveritshmet e karikatures sonë politike.
Padyshim karrikatura e ketij intelektuali në Shqiperi gjendet në opozitë dhe mjaftojnë tre momente historike të tranzicionit dhe anti-tranzicionit shqiptar.
-“…dale se nuk i dini të gjitha ju,- u thotë trocko-bolsheviku, nocrrokisti R.Alia studentëve më 1990.
-më 1997, po enverhoxhizmi nocrrokist u thoshte shqiptarve se po e bën amerikani, evropi kantonizim-shperberjen e Shqiperisë-uillsoniane, siç me “open” turp-njerëzimin tonë serbofil, do bëhej coptimi i Kosoves-klintoniane
-një woke-ambasadoreshë shkon në selinë e opozites më të rendesishme të vendit, dhe i thotë kryetarit të saj dy nga fjalitë e nocrrokistit ali-hoxhë; “…ti nuk i di të gjitha, ka ca gjera që ju z.kryetar nuk i dini…”dhe me doçken e saj grusht i bie tavolines, -“…bar do hani, po qe se…”
-Studentët e 90-s e detyruan nocrrokun antiamerikan të kohes vetem t’i fshihte kthetrat, pa e pyetur hiç se ç’ditke ti me tepër se realiteti mizerabel që shohim,
-nocrrokisti “demokratik” i 97-ës mori ferrat…me dhe pa pasaportë diplomatike.
-ndersa nocrrokisti “fort-amerikan” opozitar i dekades së tretë postbolshevike( me pantallona të shkurtëra) sa pa doçken grusht të woke-amabasodoreshes, bashkë me një shpurë anti-dinjitare, anti-statuore per rrjedhojë anti-kushtetuese dolen kundër dinjitetit dhe çdo vlere minimale që e ben njeriun qenje me integritet e dinjitet, pa kurajon më të vogel t’i thoshte “woke-s” pa më thënë atë që s’dihet… unë nuk marr vendime që s’burojnë nga morali dhe integriteti im personal, ose së paku t’i citonte “woke-s” vetëm njërin nga Etërit e Kushtetutes amerikane, Madison; “(po ta kishte lexuar kurrëndonje herë) se: “…mungesa e dinjitetit, shoqja amerikane, e poshtëron njeriun, siç mungesa e drejtesisë e poshtëron kombin…”

