NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    2 days ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    2 days ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    4 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhëtisë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
Të tjera
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
Të tjera
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
Të tjera
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhëtisë

Neutrale
Last updated: 2024/11/01 at 6:00 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në luftën e pashoqe kundër krimit të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe pandëshkueshmërisë SPAK-u, goditi fort sot, duke drejtuar lupën e tij hetimore ndaj një kërcënimi të përmasave të papara!

Nuk është fjala për rreziqet e ngrohjes globale, as për rrezikun e një lufte bërthamore, as për rrezikun e asteroidëve dhe as për rrezikun e Inteligjencës Artificiale.

Lupa e hetimit të prokurorëve të SPAK shkoi sot te Elda Hoti një deputete e opozitës që guxoi të fuste një shishe parfum në Parlament. Madje ajo arriti deri aty sa te sprucoi sallën me parfum.

Harrojini baronët e drogës që gdhendin inicialet e tyre në muret e qyteteve me plumba. Harrojini vrasësit e abuzuesit. Sot vendi merr frymë i lehtësuar, sepse një nga 20 prokurorët që ka SPAK-u e ka përqendruar vëmendjen te i vetmi fajtor: një deputete që guxoi të sillte një shishe të vogël 50 ml në Parlament, që i shkaktoi një bezdi disa ministrave që nuhatën për herë të parë aromën e parfumin.

Harrojini krimet kibernetike. Rreziku kryesor është krimi aromatik.

Në vend që në zyrat e SPAK-ut të ushtojnë shuplakat e drejtësisë ndaj mafies aty gjendet kohë për të hetuar “erën e rrezikshme” të rebelimit parlamentar.

Ndoshta javën tjetër, prokurorët e SPAK do të kalojnë te hetimi i krimeve më të tmerrshme—flitet se një tjetër deputete e opozitës është kapur duke lënë një qeskë çaji në gotën e saj plot tre minuta.

Ndërsa bosët e krimit enden të lirë në makina që duken si arsenale në lëvizje, ndërsa dosjet e abuzimeve e bëjnë Malin e Dajtit të duket si kodër, prokuror të SPAK-ut kanë kohe të hetojnë krimin e rëndë ndaj produkteve të higjienës personale.

Mos e dhëntë Zoti që t’i kthejnë sytë te bisedat në Sky Ecc apo EncroChat, te minierat digjitale ku kriminelët e vërtetë diskutojnë hapur për vrasjet, zgjedhjet, biznesin dhe politikën. Por kush ka kohë për këto gjëra kur një shishe parfumi shqetëson shumicën në Parlament?

Por, çdokush mund të fle i qetë sonte sepse jo vetëm është zbuluar aroma e parfumit, por edhe aroma e partisë.
Le të shpresojmë që SPAK-u të kujtojë se paguhet jo për të humbur kohë me gjëra qesharake, por të merret me kriminelët e vërtetë që po e trajtojnë vendin si kënd lojrash në pronën që u ka lënë baba.
Deri më tani SPAK është përmbytur me denoncime të rëndësishme dhe të pa rëndësishme. Mirë është të mos mbytet në një shishe parfumi…

Neutrale November 1, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?
1 day ago
Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj
2 days ago
Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)
2 days ago
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
2 days ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Basir Çollaku/ PD ka ndalur diktaturën e Ramës, sulmues të saj flasin falë saj

Eduard Halimi/ Alert: Vendimi i ri për Sky ECC në Itali rihap betejën. Dështimet e avokatëve po konsolidojnë një rrugë të vetme të vendosur nga Kasacioni italian: Francën (Çfarë pritet për dosjen “Aruba” dhe çështjet e tjera në Shqipëri. Kush janë avokatët që po udhëheqin)

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?