Historia e 56 vendeve më të suksesshme pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat përjetuan rritje ekonomike mbi 5.5 % (rritje e cila I duhet Shqipërisë për të siguruar zhvillim të.qëndrueshëm) ka përcaktuar “një rregull të artë”. Ky rregull kërkon që niveli i investimeve (publike dhe private) për vendet në zhvillim duhet të jetë më i lartë se 30% të PBB-së në mënyrë konsekutive per të paktën në një dekadë.
Nga ky rregull nuk ka bërë përjashtim as Shqipëria. Nga viti 2001 deri ne vitin 2009 niveli I investimeve në mënyrë konsekutive ka qenë mbi 30% te PBB-se duke siguruar edhe rritje ekonomike te kënaqshme . Ndërkohë pas 2009 nuk e arritëm kurrë ketë nivel . Me gjithë kapitalin e huaj që ka vërshuar në ndërtim, sot ky nivel eshte 24% edhe rritja ekonomike ka gati me shumë se një dekadë qe nuk kalon dot 4% .
Shkurt kemi një krijuar nje strukturë ekonomike e cila nuk nxit investimet edhe rritjen .
Profecia e Nikollë Lesit për zhvillimin kërkonte “Arestime edhe investime” . Ai na paralajmeroi 20 vjet me parë që vetëm me arrestime zhvillimi është i pamundur. 😊
Pyetja akoma mbetet si do të rrisim investimet ?
Edhe për ti rritur ato na duhet të ndryshojmë stukturën sektoriale ekonomike!



