Osteoartriti është ndër vuajtjet më të zakonshme që prek nyjet e gjymtyrëve tuaja, sidomos në moshat e avancuara.
Shpesh mjekët e quajnë si sëmundje degjenerative të kyçeve ose Osteo-Aartrit.
Me avancimin në vite, kërci që rrethon nyjet artikulare konsumohet me kalimin e moshës, lëngu lumbrifikues në to thahet dhe kockat tuaja fërkohen me njëra-tjetrën.
Nuk ka kurë të sigurtë për osteoartritin, por me duke me përmirësuar kushte dhe marrë disa suplemente ne mund t’ja dalim të kemi kyçe të forta për të lëvizur edhe në moshë të avancuar.
Trajtimet kryesore për simptomat e osteoartritit përfshijnë: ndryshime në stilin të jetesës – të tilla si mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik, ku shëtitja në natyrë sjell më shumë përfitime.
Medikamentet.
💊Ilaçet kundër dhimbjes dhe anti-inflamatore për osteoartritin janë të disponueshme si kokrra, injeksione, shurupe, xhel, kremra etj …
Në rastet e avancuara, kur indet rreth kyçeve degjenerojnë, e vetmja rrugë mbetet kirurgjia, protezimi.
Unë përpiqem të orientoj pacientët e mij drejt trajtimeve jo medikamentoze.
✔️Aktiviteti fizik, lëvizja është një pjesë thelbësore e një plani trajtimi të osteoartritit.
✔️Humbje peshe.
✔️Oksigjenoterapia është një opsion i shkëlqyer, kur dhimbjet janë të pamenaxhueshme pasi ul inflamacionin pa efektet anësore të kortisonikëve dhe anti-inflamatorëve.
Kujdesuni për veten, ju kushton më pak!

