Është Miftar Dauti, Kryetar I Bashkisë së Hasit që jep lajmin e mirë në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë i tij:
Sot filloj realizimi i ëndrrës shumëvjeçare për rrugën Gorozhup Pogaj , një rrugë që do të shërbejë për levizjen e ndersjelltë mes banorve të Hasit në të dy anët e kufirit , por që do të lidhin Prizrenin me Krumën dhe fshatin Cahan si një nga 100 fshatrat turistike i miratuar nga qeveria shqiptare.
Dua të falenderoj zv.ministrin Durmishi dhe nëpërmjet tij qeverinë e Kosovës që beri të mundur financimin për kete rruge ne kuader te bashkepunimit mes dy qeverive per lidhjen me infrastrukture ne kuader te bashkepunimit nderkufitar mes Shqiperise dhe Kosoves. Dua te falenderoj te gjithe drejtuesit e pushtetit qendror e lokal te Shqiperise dhe Kosoves qe moren pjese ne kete feste hisorike. Banoreve te fshatrave perfituese ju uroj nga zemra e gezofshi rrugen qe e kane pas enderr dhe kompanise ndertuese i uroj pune me krahe te lehte. Do te bejme gjithcka mundemi ne te ardhmen e afert te realizojme 1 Pogaj- Kishaj- Cahan- Krume .2 Pogaj- Domaj – Gjinaj – Kukes. 3 Kushllin- Muhader- Vlahen. 4 Qaf Prush Zogaj ne kuader te bashkepunimit ndërkufitar Kosovë Shqipëri.





