Maratona e Tiranës zhvillohet të dielën, datë 20 tetor.
Mësohet se në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth pesë mijë atletë.
Një mijë prej tyre vijnë nga 50 shtete të ndryshme.
Për fituesit do të ketë shpërblime.
Në rreth pesë orët që do të zhvillohet maratona në disa prej rrugëve të Tiranës nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve.
Shefi i qarkullimit në Bashkinë e Tiranës ka një apel për banorët e kryeqytetit, duke nisur nga ata që i kanë shtëpitë në perimetrin e maratonës që të shmangin daljet me automjete.
Transporti publik do të devijohet ndërsa punonjës të policisë do të jenë në rrugë për t’i dhënë zgjidhje autoambulancave dhe mjeteve te shërbimit zjarrfikës sipas rastit.
Theksojmë se ky është edicioni i tetë i maratonës së Tiranës.

