NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhevat Mustafa/ Çmimet kërcejnë drejt qiellit, shqiptarët kërcejnë kur Dua dhe Rita tundin belin…!!!???
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?
Të tjera
Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
Të tjera
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
Të tjera
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhevat Mustafa/ Çmimet kërcejnë drejt qiellit, shqiptarët kërcejnë kur Dua dhe Rita tundin belin…!!!???

Neutrale
Last updated: 2022/09/09 at 3:33 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Turravrapi i çmendur i çmimeve në Shqipëri, për pagat dhe pensionet qesharake të shumicës së shqiptarëve, duke ua kaluar edhe vendeve më me standart mirëqenie, si Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji, Angli, Francë, Zvicër, Austri, Gjermani, Holandë, Belgjikë… , në të cilat ka rritje të moderuara dhe me bonuse apo rimbursime të shpeshta qeveritare në mijëra euro, po çudisin botën mbarë, me gjithësi, me njerëz të gjallë, të vdekur…, me shpezë e bagëti! Ndërsa shqiptarët, që mburren për zgjuarsi se “nuk ua ha qeni shkopin”( me përjashtim të partisë dhe kryetarit të zemrës), se “të marrin gjak në vetull”, se “e kanë çarë rrugën e historisë me pallë në dorë”…, për “çudi” kanë 9 vjet që as çuditen, as tronditen, as revoltohen, as…as…! Nuk ndihen se janë njerëz të gjallë, nuk i braktisin kafenetë, rërën dhe shezlongët e plazheve, ekranet e televizorëve ngulur për serialët shumë mujorë turq, për ndeshjet e futbollit…, as kur këto rritje të çmimeve ua bëjnë krejt të pavlefshme ngritjet sa për të larë gojën të pagave dhe pensioneve nga Rama- qeveria! Nuk “u bën tërr” syri, shpirti e zemra, xhepi, kuleta… , kur rritjet e reja të çmimeve, sipas traditës 9 vjeçare apo edramjane, fillojnë -2-3 javë para gjasme rritjes qeveritare të pagave dhe pensioneve…Domethënë, pa i futur akoma në xhepat e shpuar ato 500- 1.000 lekë, që u bien nga lart, jo nga qielli, por nga Surreli! Kuptohet lehtë se shumicën e shqiptarëve, sidomos ata gjasme të majtë, Edi Rama i ka bërë si vetja…! Ai po zbaton në mënyrë krijuese e të zgjuar edhe vesin, traditën, mësimin… nga Enveri: ta gënjejmë dhe mashtrojmë sa më shumë këtë popull, sepse lumturohet dhe të don më shumë kur e ha sapunin për djathë, tullën për bukë, llaçin për mjaltë, shkopin prej gome si zinxhir të florinjtë në qafë, gazin lotsjellës si avull shërbeti bakllavaje…!
Ama, për të mos ua ngrënë hakën, janë po këta shqiptarë “trima kokëshkretë”, që tunden dhe shkunden si më të lumturit në Europë ose sikur kanë pirë nga një gotë të madhe raki apo dozë bari të fortë, kur Dua Lipa dhe Rita Ora u tregojnë brekët dhe u tundin gjinjtë, kofshët, belin.. ! Ndërsa Dua dhe Rita këndojnë e kërcejnë, gomone të reja mbush me dhjetra djem e vajza nga Kosova e Shqipëria, nisen mes oqeanit dhe dallgëve për nga Anglia…!!! Nëpër qytete, trotuare, lokale, lulishte…lypësat e shumtë, të tre moshave, të zgjasin duart drejt fytit, gojës, syve…! Në “bunkerët” e tij në Surrel apo në Kryeministri, Edi Rama rraskapit trurin e tij të brishtë për të sajuar “kryeveprat e rradhës”, justifikimet, premtimet, mashtrimet e reja se si ta mbajë sa më të përgjumur e trullosur, si pulë apo lepur të droguar, këtë popull e jo POPULL!

Neutrale September 9, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
48 minutes ago
Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?
50 minutes ago
Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
14 hours ago
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
14 hours ago
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
22 hours ago

Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.

Cilët humbën dhe cilët fituan nga mos zgjedhja e presidentit në Kosovë dhe kalimi në zgjedhje të reja…?

Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)

Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?