Nga Xhevat Mustafa
Me shumë gjasa, më të fituarit dhe më të gëzuarit nga këmbëngulja e krerëve të “Listës Serbe” dhe të partive shqiptare në Kosovë për të mos lejuar zgjedhjen e presidentit e nga ky përfundim, që e çon vendin në zgjedhje të reja parlamentare, të treta brenda 15-16 muajve, janë Vuçiçi në Beograd, Rama në Tiranë, Putini në Moskë…dhe miq e aleatë të tyre në Athinë, Shkup, Podgoricë, Sarajevë…!? Natyrshëm, nga shumë SHQIPTARË, mund të shtrohet pyetja: a nuk ndjejnë sadopak turp e përgjegjësi liderët e partive shqiptare të opozitës që prej vitesh kanë përputhje qëndrimesh dhe votash me Listën Serbe, “kukull” e Vuçiçit dhe që “ushqehet me biberon, me qumësht pluhur ose lopësh Serbie” prej tij???!!!
Një sqarim për mikeshat dhe miqtë e mi të shumtë në Kosovë, Shqipëri, MV, Malin e Zi, Diasporë: Nga ky akt papërgjegjshmërie kombëtare dhe politike i klasës politike të sotme të Kosovës, mua nuk më shqetëson fare fati i froneve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por vetëm e sotmja dhe e nesërmja e KOSOVËS dhe e KOMBIT SHQIPTAR!

