#Opinion:
Sjellja ndaj Ilir Metës në izolim është e papranueshme, denigruese, përçmuese dhe antiligjore. Shpirtligësinë në këtë sjellje nuk e justifikon asgjë përpos se nëse je ushqyer tërë jetën me urrejtje. Dmth, është gjendje emocionale që ushqehet nga paragjykimi, mllefi e urrejtja për kundërshtarin.
Pavarësisht nga akuzat në ngarkim të tij, fytyra tmerrsisht e transformuar e Ilir Metës është akuzë ndaj procesit të drejtësisë në Shqipëri. Sepse edhe trajtimi i të paraburgosurve apo të dënuarve është pjesë e procesit të dhënjes dhe administrimit të drejtësisë.
Të gjitha ankesat e tij drejtuar prokurorisë, gjykatës, organeve të qeverisjes së gjyqësorit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vendase e të huaja, frikshëm kanë rënë në vesh të shurdhër. Të pretendosh dhe të kërkosh trajtim njerzor në kushte paraburgosje a burgosje është të kërkosh të trajtohesh si njeri, me dinjitet, tek e fundit do të thotë drejtësi dhe besim te ajo.
Trajtimi njerzorë është detyrim ligjor e kushtetues, e kjo nuk lidhet me statusin social, bindjet politike, fetare e prejardhjen, as me akuzën apo shkallën e fajit. Është e drejtë elementare, pjesë e procesit të rregullt ligjor. Është e drejtë e garantuar nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Shteti ja ka borgj cilitdo, aq më tepër staturave si Ilir Meta.
Precedenti Ilir Meta është alarm për shoqërinë. Trajtimi denigrues e çnjerzor i tij, që nga mënyra e arrestimit e deri te mënyra e trajtimit në qeli e sallën e gjyqit, është sipas vullnetit politik të Edi Ramës. Ka si qëllim denigrimin deri në shkatrrim të dinjitetit të tij njerzorë, shpërthim i dufit të hakmarrjes primitive.
Nga ana tjetër, afërmendsh se, trajtimi çnjerzorë i Ilir Metës nuk mund të jetë vullnet i një gardiani, drejtori burgu, apo qoftë edhe drejtori të përgjithshëm të burgjeve. Absolutisht jo. Nëse nuk kanë mbështetjen e Edi Ramës dhe rrethit të tij, asnjëri prej tyre nuk do të guxonte të sillej me Ilir Metën në atë mënyrë.
Izolimi total i tij nga takimet me bashkpunëtorët e tij politik, me deputetët, apo me median, duke pas parasyshë staturën e tij si ish president, ish kryeministër, ish kryeparlamentar dhe kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare në vend, është denigrim, persekutim, trajtim çnjerzor me qëllim shkatrrimin e personalitetit e dinjitetit të tij njerzorë.
Këtë sjellje ndaj tij, Edi Rama e bën vetëm nga frika. Tregon panikun dhe tmerrin që e ka përfshirë nga borgji politik e njerzor që e din se i ka. Një proces i besueshëm, i paanshëm dhe i drejtë lidhet me mënyrën se si trajtohet i pandehuri Ilir Meta. Është parim i vjetër sa vetë e drejta “prezumimi i pafajësisë”. Nuk mund të trajtohet procesi i drejtësisë si ushqim për miletin. Ne e dimë nga përvoja 80 vjeçare se si manipulohet shoqëria në raste të tilla.
Prandaj, si njeri, si avokat dhe aktivist i të drejtave të njeriut, në emër të dinjitetit njerzor, apeloj: trajtimi i të pandehurve duhet bazuar në mbrojen e dinjitetit njerzor! Dinjiteti njerzor nuk ka çmim, do të thotë në asnjë rrethanë nuk justifikohet cënimi i tij. Kush e cënon është shpirtlig që udhëhiqet nga urrejtja, jo arsyeja, aq më pak ligji.
Pamja tmerrsisht e transformuar e Ilir Metës, në fakt është fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës. Heshtja jonë, nisur nga paragjykimi për veprimtarinë politike e shtetrore të tij, është ushqim për shpirtligët, produkt i një shoqërie që ushqehet me propagandë, tipike e shoqërive komuniste në degradim.

