Vetëvritet efektivi i policisë në qytetin e Delvinës.
Njoftimi i policisë Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet…
Paralajmëron Putin: Nuk kemi filluar seriozisht në Ukrainë
VLADIMIR PUTIN PO SFIDON BOTËN PERËNDIMORE QË TË PËRBALLET ME RUSINË NË…
Erion Veliaj/Protesta u braktis nga qytetarët e Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranës, njëkohësisht drejtues i PS-së për qarkun, Erion Veliaj, ishte…
Histori Suksesi – Iliaz Bobaj
Ambasada e Shqipërisë në Athinë, vetëm pak orë më parë ka postuar…
KURBAN BAJRAMI
Kurban Bajrami (arabisht: عيد الأضحى ʿīd al-aḍḥā, turqisht: Kurban Bayramı. "Festa e Flijimit") është një nga…
GREQI /COVID-19 alarmon…Gati 20 mijë raste të reja
Shkruar nga Shpëtim Zinxhiria. 18,297 RASTE, 28 VDEKJE TË REJA DHE 98…
Fatmir Terziu/ E palexuara e Protestës së 7 Korrikut 2022
Protesta e djeshme e Opozitës shqiptare foli shumë. Foli dhe sqaroi mjaft detaje, dhe nga ata më të ndjeshmet, më të komentuarat, më të prekshmet, që lidhen me situatën aktuale në PD, por dhe me emrin e Sali Berishës. Folën, komentuan, u habitën nga masiviteti i një proteste të tillë, por ata që u morën vetëm me PD-në dhe Sali Berishën, me shkas nuk përmendën faktin kryesor. Ai ishte shkaku që duhej theksuar. Ai ishte më lajmi, se lajmi i protestës masive, me të cilën u habit edhe Baton Haxhiu, edhe vetë Ambasada e SHBA-së, që ishte shumë e shqetësuar për ndonjë veprim antiligjor të protestuesve. Në orët e Protestës masive të Opozitës shqiptare, por dhe në orët e tij të lemerisë si kryeministër, në përpjekjet e tij të kamufluara, të mistershme për t'u kapur në tërheqje vëmendjesh, Edi Rama, u kujtoi me karshillëk pjesës ndjekëse të tij disa pamje nga Vlora, duke bërë me gaz edhe votuesit që e vendosën atë në detyrë. Ai këmbënguli me këtë rast se kishte një mandat personal nga rrëshqitja e zgjedhjeve të përgjithshme të kaluara, duke lënë të nënkuptohet se shfaqja e tij si lider, tha ai, do të nënkuptonte luftime të brendshme majtiste dhe 'kaos' drejt një zgjedhjeje tjetër të mundshme. Pra ai ishte i pazëvendësueshmi! Ndryshe ndodhte në Londër, në orë thuajse afër-afër, ku kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndërsa deklaronte tërheqjen nga detyra, të deklaronte se „në politikë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, ashtu sikurse dhe për një kryeminstër“. Duke shkuar tek e rrëndësishmja, natyrisht me shkas të protestës tejet masive, që provoi ndryshe mendimin e të tjerëve, sjellja e djeshme e kryeministrit Edi Rama, tregoi dhe një herë se inskenimet e tij janë hedhur poshtë gjerësisht në rastin më të mirë dje, ku shqiptarët zgjedhin me votë parlamentin, jo me inskenime dhe puçe, as me para të pista nga kanabisi masiv i mjaft përfolur në media, por kjo sjellje shtirëse ishte dhe demagogjike në rastin më të keq. Pra, kryeministri ishte i gatshëm të inskenonte, por kësaj radhe i mbeti bosh. Kështu ai ka luajtur dhe kartën e tij të fundit. E fundit, se duket mjaft mirë dhe bën pastër faktin se ai tashmë e ka humbur jo vetëm mbështetjen, por dhe besimin tek ata që e sollën në pushtet. Në fund të fundit, kjo shkon tashmë tek paralajmërimi për një zgjedhje të parakohshme. Por në një aspekt të tillë, duhej protesta e djeshme të sillte këtë vëmenjde të nëpërkëmbur. Tek kjo ka një pikë të ngrirë. E ajo pikë me këtë protestë tashmë është e shkrirë. Jo, një kryeministër nuk duhet të jetë në gjendje të ulet në kolltukun e tij pafundësisht, edhe pse mund të favorizohet nga shumë arsye të tjera. Dhe jo, Rama nuk ka ndonjë mandat personal mistik që vë në gur dashurinë e pavdekshme të njerëzve për udhëheqësin e tyre të dashur. Por ai duhet të kërkojë vetë, madje me një mënyrë të qetë bindëse se duhen tashmë zgjedhje të përgjithshme. Populli duhet të thotë sa më parë fjalën e tij për kryeministrin e ri që i duhet një vendi që po shkon përditë e më shumë ekonomikisht, makubërisht, hajdutërisht vetëm në greminë. Kushdo që e kupton tronditjen e protestës së djeshme masive, po aq dhe inskenimet futuriste të kryeministrit Rama, duhet të thërrasë e bërtasë me forcë përditë e më shumë për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është tashmë e qartë dhe mjaft bindëse edhe në krahun e majtë, edhe mes atyre që ishin të pabindur nga revolta e strukur popullore. Shumë mbështetës të së majtës e kanë bërë të qartë se problemet e tyre me Ramën shkojnë përtej të metave të tij të personalitetit ose prepotencës së tij tejet intrigante. Ata duan një ndryshim në drejtimin e vetë PS-së, dhe më tutje dhe në ndryshimin e qeverisjes së vendit. Kjo vjen nga shumë arsye, por më e ndjeshmja, më e kuptueshmja është se ata po e kuptojnë realitetin dhe faktin kryesor që zbuloi protesta masive e popullit të revoltuar se qeverisësit e sotëm nuk kanë më mandat popullor. Dhe e fundit në këtë pikë është ajo që nuk është më arsye dhe dilemë për „fatin“ e Sali Berishës. Të gjithë deri dje ishin mes fjalisë të shkojmë apo të mos shkojmë tek Sali Berisha, sot janë tek tjetra, paskemi nevojë të na vijë e të na rikthehet Sali Berisha. Dhe nuk mendoj se janë vetëm të djathtë, nuk mendoj se janë vetëm PD-ista, por dhe të lëkundur dhe mjatista. Edhe pse deri dje shumë do të kenë menduar se ishte e drejtë që Sali Berisha të largohej, protestuesit dhe ata që ishin në hamëndje, tashmë e kanë kuptuar se nuk duhet të jenë më vëzhgues pasivë të kësaj psikodrame.…
Rikthehet COVID- 19 ? Dy viktima, 1000 të infektuar
Dy viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri,…
Zef Zefi/TUNELIM TË GJATË KRYEMINISTËR!
Romani "1984" i Orwell flet për një botë të ndarë në…
Policia Rrugore:2000 gjoba, 53 patenta të hequra
Policia Rrugore informon, se po vijon kontrollet në të gjithë vendin, duke…
