NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    17 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Zef Zefi/TUNELIM TË GJATË KRYEMINISTËR!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Zef Zefi/TUNELIM TË GJATË KRYEMINISTËR!

Neutrale
Last updated: 2022/07/08 at 2:11 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

  Romani “1984” i Orwell flet për një botë  të ndarë në një konflikt horizontal. Ky konflikt duhet të sigurojë sundimin pa pengesa të qeverisë e cila aplikon operacionin “shkencor” për kontrollin, ndryshe tëhuajtjen, alienimin dhe kolonizimin e mendjeve të njerzve.
Për rrjedhojë shtypja e regjimit është efikase dhe e sukseshme propocionalisht me kontrollin psikopolitik.

  Bota e “1984” është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Patronazhisti të ruan, të pergjon, te mbledh të dhënat, kartat e identitetit, te numëron pulat, morrat, te regjistron të folmen sjelljen deri mendimin e sentimentin sesa e do Bigun e Madh apo e kunderta.
Të gjitha këto të dhëna depozitohen e disponohen tek partia-shtet.

Në roman njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Gazetat gjuhen e mendimtarit unik të Vëlla’Madhit.

O’brien ose Obrajeni ynë:

O’brien e njohin shqiptarët e lexuar.
Është personazh unik i metaforës orwelljane.

Personazhi O’brajen u krijua nga shkrimtari për të paralajmëruar njerëzit sesi të mbrohen nga intelektuali i korruptuar moralisht, sharlatan dhe sadist.

  Ky mbahet mend sepse është i ngarkuari “me punë…” i Big Brotherit i cili ka detyrën të depozitojë në trurin e të sunduarve nga njera anë aritmetiken e kuptueshme të sundimtarit se “2+2=5” nga ana tjetër edhe gjuhen e re.
Obrajen i distopisë ka detyren t’i atopizojë, t’i alienojë njerëzit duke i nxjerrë ata nga dimensioni i realitetit, nëpërmjet neo-gjuhës, neo-leksikut…

  Në rastin e atopise shqiptare përkimi është kaq tragjik e komik njëkohësisht.

Nga Obrajën ynë pranë jugosllavikut skenderbuçko, kemi mësuar se aeroplanet janë mushkonja, kemi mësuar se ministrat shkojnë në burg sepse janë të sukseshëm. Se sa më kriminel apo hajdut të jesh, më lart ngjitesh në rilindje.
  Nga Obrajën kemi mësuar se kur shteti ka 100 lek në portofol, 99 lek janë borxh, ky i dyti quhet borxh i mrekullueshëm.
Kemi mësuar se djegësat nuk kanë nevojë të ndertohen, mjafton t’i kemi në video, ato do te prodhojnë energji e ekologji shembullore. Ndersa lekët depozitohen me P,P,P nën dyshek të pleqve pa dijeninë e tyre, që të vdesin në bollek.
Dimë nga Obrajen se sa më diktator të jesh, sa më shumë ta pështysh opozitën e sidomos sa më shumë ta plaçkisësh popullin dhe vendin, po aq amerikan je.
Dimë gjithashtu B.B-ja ynë ose jugosllaviku po mejtohet nese do ta pranojë Europen (ka mundësi dhe Ameriken) në “Minishengenin” e Lavrovit ose jo.

  Protesta e djeshme dhe Obrajeni ynë.

Dje populli ishte mbledhur për t’i folur vetë Big Brotherit. Drejperdrejt. Edhe pse Bigu dmth Buçkua ynë flladitej me bejte labe sefte…në tunel mbas ekranit, hiqej i qetë, zmorfiet e murrëtyera, mbllaqitjet e shpesh gazra të pavullnetshëm, nuk eshte se nuk ranë në sy.
Dhe natyrshem, kur të të mbërrijnë n’oborr 100 mijë “te vdekur…”

Por ai që e ka perjetuar më keq situaten e protestes  ishte O’brien.
Për Obrajenin antidrama e tmerrshme ishte se populli nuk kishte ngrënë kaq shumë gazetë, sa ç’mendonte.
T’u shkojë ndermend ketyre njerzve se ka të drejta morale kushtetuese e politike, mbasi ke menduar se ua ke tredhur trurin me 100 mijë pash propagandë anti-amerikanesh e non gratash, kjo po që është hata.

Në vend të epilogut për helmuesit

Duke i uruar kryeministrit tunelim të gjatë e me këngë fringo labe, do të doja me dal nga metafora orwelljane tu u kujtu sidomos goebelsve, tre rreshta nga një histori e ndodhur vetem 3 vjet përpara publikimit të romanit “1984”, pra 1945.

  Maj 1945.  Në bunkerin e Berlinit, Magda, gruaja e Joseph Goebbels, përgatit largimin radikal nga skena me saktësi të tmerrshme.  Në mbremja ajo vuri në gjumë gjashtë fëmijët e saj me një pilulë gjumi në qumësht. 
Mbasi pastron dhe ndrit kuzhinën, hyn në dhomën e tyre të vogël.  Sipas programit te vendosur, u shtyp në gojë 6 fëmijve nga një ampule cianuri.
Në orën 20.40.  Joseph Goebbels veshi me qetësi pallton, kapelën dhe dorezat.  Ai pret gruan.  Gëlltisin nga një kapsulë cianuri secili. 
Goebbels ishte 48 vjeç.  Magda 44. Fëmijet nga 13 ne 4 vjeç.

Tunelim të gjatë dhe ju goebelsiane!

Neutrale July 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
17 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
18 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
19 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
19 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?