NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    2 days ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    4 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Histori Suksesi – Iliaz Bobaj
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Histori Suksesi – Iliaz Bobaj

Neutrale
Last updated: 2022/07/08 at 6:01 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, vetëm pak orë më parë ka postuar në faqen e saj zyrtare, në rubrikën:
Krenari shqiptare
Histori suksesi

Përshkrimin e jetës së shkrimtarit dhe përkthyesit Iliaz Arif Bobaj.

Postimi i plotë:

Lindi në vitin 1952 në fshatin Lazarat të Rrethit të Gjirokastrës, në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore dhe u rrit në qytetin e Delvinës ku përfundoi edhe shkollën e mesme me rezultate të larta. Ka kryer studimet e larta për matematikë dhe fizikë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe Universitetin ”Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, po në këtë degë. Ka punuar mësues në rrethet e Sarandës, Delvinës, drejtues shkolle në qytetin e Delvinës, drejtues i Shtëpisë së Pionierit Delvinë dhe Sekretar i Këshillit të Rrethit te Delvinës.

🖋 Në vitin 1997, mori rrugën e emigracionit në Greqi së bashku me familjen e tij dhe sot jeton e punon në qytetin e Patras. Bobaj, nuk e ka braktisur asnjëherë letërsinë, duke qënë ambasador i fjalës shqipe përtej kufijve të atdheut. Ai ka botuar në organet e shtypit të kohës fabula, poezi, epigrame, tregime, përkthime dhe publicistikë. Është autor i 33 librave (nga këto botime, 10 tituj i takojnë letërsisë për fëmijë) dhe përkthyes i 29 veprave artistike nga gjuha shqipe në gjuhën greke. Krijimet e tij janë përfshirë edhe në antologji të ndryshme letrare dhe sidomos jashtë atdheut. Ka përkthyer vepra të autorëve të mëdhenj botërorë, si: Azis Nesin, Mark Tuein, Gi Dë Mopasan, Çehov, Kafka, Neruda, Frid, Breht, Krillov, Hashek, Seferis, Elitis, Kavafis, Qiqi, Ricos, etj. Ka përkthyer në gjuhën greke  poetë të njohur shqiptarë si Ali Podrimja, Agim Gjakova, Agim Vinca, Mujo Buçpapaj, Kalosh Çeliku, Jeton Kelmendi, Muharrem Kurti, Nikolla Spathari, Luan Rama, Tahir Bezhani, Sejdi Berisha, Mentor Hoxha, etj. Krijimtaria e tij është botuar në disa vende të botës, si në Angli, Rumani, SHBA, Greqi, Kosovë, Spanjë, Suedi, Turqi, Itali, Mali i Zi, Maqedoni, Maltë, Meksisë, Kinë, etj, ku ka marrë edhe çmime të ndryshme letrare. Disa nga librat e tij janë rekomanduar për programin mësimor në degët e gjuhës shqipe në Universitete brenda vendit dhe në degët e Albanologjisë jashtë vendit. Përkthen nga gjuhët :greke, ruse, italiane.

📚 Iliaz Bobaj është Anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit- Tiranë; Anëtar i Akademisë Shqiptaro -Amerikane të Shkencave dhe të Arteve; Anëtar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë ”Fjala  e  lirë”, Londër ; Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; Anëtar i Shoqatës Letrare-Artistike Princ Muzaka;Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të Shqipërisë; Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë; Reporter i Radio Sarandës në Greqi; Anëtar i Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve; Anëtar i Lidhjes Europiane të Kritikës Letrare; Anëtar i Pen-Club të Greqisë, nën kujdesin e UNESKO-s; Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë “Dega e Blertë”,  Selanik; “Kryetar Nderi” i Shoqatës së Shqiptarëve të qytetit te Patrës “Emigranti”, Greqi. I janë akorduar shumë tituj nderi: titulli  “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenti i Republikës, titulli “Ambasador i Kombit”; titulli “Princ i artit dhe i kulturës shqiptare”, Asti, Itali; titulli “Ambasador për paqe’’, Asti, Itali; “Mirënjohje” nga UNESC
O; Titulli i Lartë Patriotik “Aristidh Kola”, nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”; “Mirënjohje për veprimtari të shquar në emigracion’’, nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, ‘’Mirënjohje’’, nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, titulli “Qytetar Nderi” i Gjrokastrës; titulli “Kryetar Nderi’’ i Shoqatës së Shqiptareve ‘’Emigranti’’ të Patrës; “Mirënjohje, për kontribut të shquar në fushën e përkthimeve letrare”, nga Shoqata Studentore Shqiptare Athinë; “Mirënjohje për kontribut të shquar në Mitingun Poetik të Gjakovës”, nga Klubri ‘’Gjon Nikollë Kazazi’’, Gjakovë; Diplomë Nderi “Për kontribut të shquar letrar e kulturor”, nga Shoqata Ndërkombëtare ‘’Arti pa kufinj’’, Sarandë; “Mirënjohje për kontribut të shquar në mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë, nga Lidhja e Mësusve Shqiptarë në Greqi, Kallabaka; “Medalje nderi” nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë “Ksasteron”.Athinë, “Mirënjohje” nga Shoqata Mbarëshqiptare “Jehona Shqiptare”,  Çertifikatë Mirënjohjeje, nga Akademia Shqiptaro- Amerikane e Shkencave dhe Arteve Gjirokastër; Çertifikatë Mirënjohje nga Ambasada Shqiptare në Athinë.

📜➡️ Disa nga çmimet letrare që  ka fituar janë:  Çmimi për kontribut në pasurimin e letërsisë shqipe, nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë; Çmimi Special Kombëtar “Leka i Madh’’, i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë; Çmimi i Parë për tregim të përkthyer, nga revista ‘’Obelisk’’; Çmimi i Dytë Kombëtar për libret tablloje muzikore, dhënë nga TVSH; Çmimi i Nderit, nga Lidhja Europiane e Kritikës Letrare; Çmimi i Parë për librin humoristik nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë, Maqedoni; Çmimi Kulturor Letrar, nga Shoqata Kulturore Mbarëkombëtare “Ismail Qemali” dhe Biblioteka Publike ‘’Shefqet Musaraj’’, Çmimi: ‘’Përkthyesi i vitit 2010’’, nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë ‘’Ksasteron’’ dhe revista letrare greke ‘’Qeleno’’; Çmimi i Parë, nga Shoqata Kulturore Ndërkombëtare ‘’Kafeneja e Ideve’’, Salaminë; Çmimi i parë, nga Galaktika Poetike ‘’ATUNIS’’, Bruksel; Çmimi i Parë “Ali Podrimja”, në Mitingun e 50-të Poetik të Gjakovës, 2014; Çmimi i Parë Vjetor për tregimin satirik, nga Gazeta “Nacional”; Çmimi i Parë në Festivalin ‘’Pranvera Poetike Durrsake; Çmimi  “Përkthyesi i vitit”, nga gazeta ‘’Nacional’’ dhe Qendra Kulturore Ndërkombëtare “Nacional”; Çmimi i Parë në Festivalin e Parë Poetik “Jehona Shqiptare”, Çmimi Fan Noli, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit të Durrësit.

🔹 Z. Bobaj është një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Greqi në përkrahje të tyre dhe të problemeve që ata kanë dhe vazhdon të jetë tepër i angazhuar në mësimin e gjuhës sonë amtare tek fëmijtë e emigrantëve, organizator dhe pjesmarrës aktiv në shumë veprimtari letrare-artistike. Është themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe ‘’Naim Frashëri’’ të qytetit të Patrës, një ndër shkollat më të mëdha shqipe jashtë atdheut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
13 hours ago
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
18 hours ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
21 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
21 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
2 days ago

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?