Bankierë të huaj dhe vendas më kanë paralajmëruar që prej 6 muajsh që rënia e Euros do të vijojë deri në nivelin 85 lek për €!.
Sigurisht që kjo s’ka asnjë lidhje me rritjen ekonomike, e kundërta është e vërtetë. Pikiata e Euros është ekzekutimi i përditshëm i çdo sipërmarrje në vend, është goditja e impaktit të remitancave dhe mesazhi më i keq që i japim turistëve që vijnë në Shqipëri.
Dhe sigurisht që me afrimin e zgjedhjeve lokale, leku i pistë me lejen dhe porosinë e Edi Ramës nuk premton asnjë skenar optimist, por veç vrasje të demokracisë e të ekonomisë në të njëjtën kohë!

