Skandali në Forumin për Zgjerimin të mbajtur në Bruksel nga Komisioni Europian, ku është transmetuar një këngë nacionaliste serbe që bën thirrje kundër Kosovës dhe shpreh pretendimet e tyre territoriale, është më shumë se sa një gabim i muzikantëve siç po përpiqet ta zvogëlojë komisionerja Kos.
Nëse një aktivitet bëhet në emër të pajtimit, atëherë provokimi i rëndë me atë këngë të vitit 1989 është i qëllimshëm, e pikërisht në një aktivitet ku Kosova nuk është as e ftuar.
Brukseli duhet të ndërmarrë hapa më të fortë për të analizuar se si kjo ndodhi dhe për ta dënuar aktin dhe kush fshihet pas tij.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Bruksel do të duhet të kishin reaguar dhe të kishin mbajtur qëndrim për këtë incident të rëndë.
Raportet speciale të Ramës me Vuçiç, sidomos tani që autokrati i Beogradit nuk është më në pushtet, nuk mund ta pengojnë delegacionin tonë në BE që ta dënojë aktin e të kërkojë sqarime.


