Rama mbledh 85 fotokopjet e dele-deshë-butakë deputetë të tij dhe pasi u këndon pikat e frikës, lyp çdo kokërr vote për çreformën elektoriale territoriale. Ai i ka korruptuar dhe kriminalizuar aq sa ti kontrollojë si dhe kur të dojë. Mos dalldisni në iluzione. Prova ishte poshtëruese.
Mos bëni çudi. Nëse do i kishin thënë bandat rrëzoje reformën, e bëje me 90 apo sa të donin ata bashki, ju kujtoni se Rama do kishte bërë naze??! Largqoftë. Si kryedele do kishte shtruar kurrizin. Por për ata njëlloj është, nuk ka rëndësi numri. Mjafton, se kontrollojnë Ramën.
Tre katër deputetë u munduan të nxjerrin zë kundër në mëngjes dhe u fikën në drekë. Erion Braçe rezistoi më gjatë dhe në fund kafshoi mëkatin e përhershëm. Balluku pas dëshmisë së dosjes në emision Fiks Fare, një kanosje për kanosjen e dosjes, u turr të bindet, por surprizat nuk mbarojnë. Elisa e zbutur si harresë e vetvetes, më shumë shijon agoninë e shemrës ndëshkuese të saj, duke vepruar ndryshe nga ligjërimi poetik. Dihej. Kush priste çudira nga eunukëria e korruptuar e kriminalizuar, si ka punët mirë me rradaken.
Opozita u kthye te protesta, ndonëse çaloi disi dukshëm fjala në më shumë pjesëmarrje dhe organizim.
Policia iu rikthye dhunës. Komisionerët e ambasadorët nga Brukseli janë çorientuar, ku as ursula pfizer nuk ndez më.
Stabilokracia ha tre vakte demokraci në ditë në Shqipëri, në një guzhinë diktatorialo- mafioze, me arredim evropian.
Zaim Krasniqi, babai i vartëses së akuzuar dhe kallëzuese e të pandehurës Balluku, sjell kanosjen për jetën. Thikë dhe gjak në fyt, citonte Edi Rama dëshminë e dosjes.
Mirzeta Kashnica i thotë prokurorit torturën në punë, jetë, familje, banesë. Bashkëshorti i saj ish-shofer i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi është vetëvrarë.!! Arresti në flagrancë i Belinda Ballukut mungoi. Arsyet.?! Ec e gjeji në SPAK..!!
Shoferi i ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa u vetëvra!!!
Kastriot Myftaraj kallëzues në.SPAK për ministren e pandehur Balluku u vetëvra!!
Mediat lajmërojnë se gazetarja pjesë e investigimit në pyetsorin kronik ndaj Ballukut, për kanosjen e punonjëses, u aksidentua me motorr.!!
Mafia në alarm. Rama në tmerrim.
Edi Rama thotë në drekë-darka me hebrenj se Shqipëria është atdheu rezervë i Izraelit. Kjo është më shumë se tradhëti kombëtare. Ka nisur të ndajë qytetet, kë themeluan hebrenjtë, kë grekët, kë serbët e vëlla Vuçiçit. Kusuri me indianë, bangladeshas, egjiptianë, vietnamezë, finlandezë. Tek tuk ndonjë shqiptar.
Pasi ka dhënë koncensione qindramilionë dollarëshë në vatra strategjike të ekonomisë bisnesmenëve problematikë izraelitë apo arabë. Ron Yeffet kryeson. Edhe në dosjen e fundit të trafikut ndërkombltar të armëve. Ministria e Mbrojtjes është një Kayo ku buxheti mbush xhepa hajdutësh. Telefonat të sekuestruar, arrestet në shteg. Shefja e Shërbimit Vlora Hyseni, me masë arresti gjendet në rreth lajmesh të rënda për lidhje me Ergys Agasin i pandehur i organizatës kriminale AKSHI dhe Yeffetit pjese e organizatës tjetër të trafikut të armëve pajisjeve ushtarake me Afrikën, Kinën jo-NATO-n. Drejtori i Policisë Skënder Hitaj donacion i Ballukut, është në prag të shkarkimit, të shkojë pas Prodës, njohje promovuese e Agasit, duke hapur luftën e re.
Olta Xhaçka ish-ministrja e Mbrojtjes dhe e jashtme, bashkë me të shoqin ish-deputet, Artan Gaçi kthehet në SPAK për pastrim parash. Tre vite Rama refuzoi e retushoi Kushtetuesen duke mbrojtur mandatin e saj në Kuvend. Krifca, një ministre tjetër, e hetuar nga OLAF i BE, për dhjetëra milionë euro abuzime, mbrohet nga Rama, apo amnistohet nga Prokuroria Speciale.?! Tjetrit i ikën avioni.
Dokumentari nga Vjena për listëpagesat e politikanëve tek plehrat, tritol në paratë publike Monako me përgjime bandash droge për punëmbaruarit qeveritarë e kryeqeveritarë, 3 orëshi i përgjimeve të saponisura me trafik armësh të publikuara nga Ahmetaj. Gjermanë, amerikanë, belgë, holandezë, me dosje gati. Aruba me tonelata kokainë e miliarda pastrim në investime shqip. Veliaj bëhet “diella” bashkiake nga qelia, por ende dosjet e shumta të plaçkitjes, nuk i ka në përballje. Drejtësia në një abort e apo shtatzani rrënuese me 106 nene të Kodit të ri të Procedutës së Ramës. Straburgu shton vendimet ndryshe nga drejtësia shqiptare, mbi 10 në afro dy vite. SPAK me një ultimatum partnerësh për të shkuar me emergjencë hetimore në zyrën e Ramës. Ende ka ngecur në trafik.
Shqipëria ngjan frikshëm me një hibrid fatkeq 45-97, me qytetarët të tremb-çmendur dhe Zotin të dremitur
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Leave a comment
Leave a comment

