Rreth 29 shoqata biznesi, sindikata dhe organizata të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për padrejtësinë e paketës fiskale 2027.
Këtij reagimi i është bashkuar edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili e quan paketën fiskale si një skandal.
Reagimi i plotë i Mziut:
Skandal fiskal! Rritet paga, por ulen të ardhurat!
29 shoqata biznesi, sindikata dhe organizata të shoqërisë civile ngrenë alarmin për padrejtësinë e paketës fiskale 2027.
▪️ Paga bruto rritet nga 50,000 në 51,000 lekë, por punëmarrësi merr 1,192 lekë më pak në muaj!
▪️ Për pagën 100,000 lekë, asnjë lehtësim tatimor!
Kjo është padrejtësi fiskale:
▪️lehtësohen pagat e larta, ndërsa penalizohen punëmarrësit me paga të ulëta!
Mbështes plotësisht kërkesën për përjashtimin nga tatimi të pagës minimale dhe rishikimin urgjent të tatimit për pagat e ulëta dhe të mesme.
Rritja e pagës duhet të rrisë mirëqenien,
▪️ jo të thellojë varfërinë!

