Ka shumë arsye për të kërkuar përgjegjësi politike dhe ligjore nga Partia Socialiste unë po rendis vetëm disa prej tyre:
➡️ Kriminalizimi i politikës: për herë të parë në vitin 2013 PS solli në Parlament kandidatë me rekorde kriminale, ndërsa më pas disa prej tyre u larguan nën presionin ndërkombëtar.
➡️ Kriminalizimi i pushtetit vendor: Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, PS kandidoi persona me të kaluar kriminale.
➡️ Përgjimi i qytetarëve: Nën qeverisjen e PS-së, u cenua rëndë privatësia e qytetarëve përmes përgjimeve dhe survejimit.
➡️ Shkatërrimi i shërbimeve publike: Arsimi dhe shëndetësia janë zhytur në një krizë të thellë, duke cenuar sigurinë, të ardhmen dhe dinjitetin e shqiptarëve.
➡️ Institucionalizimi i korrupsionit: Korrupsioni është kthyer në një problem sistemik, që prek administratën, policinë, arsimin dhe shëndetësinë.
➡️ Skandali i inceneratorëve: Qindra miliona euro para publike janë përfshirë në një aferë që ka tronditur vendin dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë politike dhe institucionale.
➡️ Cenimi i pasurisë kombëtare: Projekte dhe vendimmarrje të diskutueshme kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Portit të Durrësit, Butrintit, Zvërnecit dhe Sazanit.
➡️ Cënimi i sigurisë kombëtare, PS vuri në shërbim të kriminelëve SHIK, policinë, ushtrinë.
➡️ Dhuna ndaj protestuesve: Forca policore, përfshirë edhe struktura të huaja të angazhuara në operacione të përbashkëta, janë bërë pjesë e episodeve të dhunës ndaj të rinjve dhe protestuesve shqiptarë.
➡️ Politika e zëvendësimit të fuqisë punëtore: Marrëveshjet dhe procedurat për sjelljen e punëtorëve nga Bangladeshi, Filipinet, India e vende të tjera ngrejnë pikëpyetje serioze për modelin ekonomik dhe të ardhmen demografike të Shqipërisë.
➡️ Goditja e lirive demokratike: Gjobat, arrestimet dhe kufizimet ndaj protestave e veprimtarisë qytetare po krijojnë një klimë frike dhe presioni mbi fjalën e lirë.
Dhe tani, një pyetje thelbësore:
Çfarë duhet të bëjë më shumë një forcë politike në pushtet që të konsiderohet e jashtëligjshme?
Çdo ditë skandale, çdo ditë afera, çdo ditë abuzime me pushtetin dhe çdo ditë cënim të lirive.
Asnjë parti nuk mund të jetë mbi ligjin.
Asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi popullin.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi, liri dhe institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit!
28 Nëntor në shesh deri në shporrjen e të ligut!

