PS thjeshtë e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive.
Çfarë propozon konkretisht PD?
PD nuk propozon vetëm hartë të re, por propozon:
✔ më shumë bashki
✔ rajone funksionale
✔ decentralizim real
✔ rikthim kompetencash
✔ financa vendore te mjaftueshme
✔ përfaqësim lokal
✔ zhvillim rajonal
✔ demokraci vendore.
Ky është ndryshimi thelbësor.


