❌️ Bulqiza nxjerr çdo vit qindra mijëra tonë krom dhe vazhdon të mbajë peshën kryesore të industrisë minerare shqiptare. Miliona euro dalin nga nëntoka e saj, por banorët e Bulqizës nuk shohin zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet.
⚠️ Sot, Shqipëria mbetet ndër të paktat vende në Europë që ende nuk njeh me ligj statusin e minatorit. Njerëzit që kanë sakrifikuar shëndetin dhe jetën në galeri trajtohen me harresë dhe indiferencë.
❌️ Minatorët vazhdojnë të luftojnë edhe për pagën e 13-të, një e drejtë që po vihet në diskutim, ndërsa shumë pensionistë detyrohen të kthehen sërish në punë sepse pensioni nuk u mjafton për të përballuar jetesën.
❌️ Ky është paradoksi shqiptar: qyteti që prodhon pasuri të jashtëzakonshme jeton me pensione të pamjaftueshme, me mungesë investimesh dhe me të rinj që largohen çdo ditë.
📍Bulqiza nuk meriton të jetë simbol i shfrytëzimit. Bulqiza meriton të jetë simbol i zhvillimit, dinjitetit dhe respektit për punën e minatorëve.
❌️ Mjaft më me pasuritë që ikin dhe varfërinë që mbetet!




