Ndërsa na shurdhojnë veshët përditë me suksese imagjinare dhe boom-in që ekziston vetëm në ERTV, shifrat zyrtare të Europës na përplasin fytyrës, për të disatën herë, të vërtetën e dhimbshme.
Sipas Eurostat, plot 35% e shqiptarëve nuk përballojnë dot pagesën e qirasë apo kostot bazë të jetesës. 1 në 3 qytetarë jeton me ankthin e përmuajshëm se mos mbetet pa kulm mbi kokë!
Kjo nuk është thjesht statistikë, por dështim i plotë dhe i qëllimshëm nga sekti qeverisës që ka braktisur qytetarin e thjeshtë për t’u shërbyer oligarkëve të ndërtimit.
Rritën çmimet e pronave në qiell përmes pastrimit të parave dhe i cuan qiratë në nivele stratosferike ndërkohë që 1/3 e vendit nuk siguron dot as minimumin jetik.
Po përballemi me një krizë humanitare të fshehur pas dritave verbuese të fasadave!
Shqipëria nuk zhvillohet me propagandë, por me ekonomi që punon për njerëzit, jo për klanet e pushtetit.
Ndaj ndihu shqiptar, mjaft ke vuajtur e duruar!
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
Leave a comment
Leave a comment

