Këtë të diel, më 29 mars do të ndryshojë ora. Ora ndryshon nga 02:00 në 03:00. Akrepat do të lëvizin 60 minuta para.
Do të humbasim një orë gjumë në mëngjes dhe do të fitojmë një orë më shumë dritë pasdite. Ndryshimi i orës verore në të dielën e fundit të marsit, bëhet me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë orët e ditës me dritë.

