Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore dhe Organizimit, Ervin Minarolli kanë bërë një vizitë zyrtare në Stokholm, Suedi, ku kanë patur një takim me Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez.
Lajmin e bën me dije Bylykbashi, i cili shkruan:
Bashkë me kolegët Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli, takuam sot në Stokholm z. Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez, deputet i Moderata, parti simotër në EPP e drejtuar prej kryeministrit suedez.
Në takim bëmë një ekspoze të detajuar për farsën zgjedhore të 2025, narkoshtetin e Edi Ramës që raporte ndërkombëtare prestigjioze e damkosin si autokraci elektorale, për korrupsionin galopant dhe skandalet Balluku dhe AKSHI, zëvendësimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes e balancimit të pushteteve me partinë-shtet, simbiozën e pushtetit të Edi Ramës me kartelet e drogës, pastrimin e parave, sulmin mbi pluralizmin politik dhe opozitën si mekanizma për mbajtjen e pushtetit. Falënderuam për qëndrimin e qartë zyrtar të Suedisë në lidhje me bllokimin nga Rama të heqjes së imunitetit për rastin Balluku duke penguar hetimin me imunitet parlamentar.
Z. Ottoson, duke konfirmuar mbështetjen e Suedisë për integrimin europian të Shqipërisë, theksoi që për Suedinë ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë dhe rezultate konkrete e reale. Ai na falënderoi për informacionet dhe faktet që zhbëjnë propagandën qeveritare të Ramës e që ndihmojnë për të hedhur dritë mbi zhvillimet shqetësuese në Shqipëri, si në parlamentin dhe instancat qeverisëse suedeze ashtu edhe më gjerë.
Bashkë me kolegët Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli, takuam në Stokholm z. Erik Ottoson, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në parlamentin suedez, deputet i Moderata, parti simotër në EPP e drejtuar prej kryeministrit suedez.