Qytetarët shqiptarë dëgjojnë çdo ditë masat që merr qeveria italiane, greke dhe ato të rajonit për të zbutur efektet e rënda që po sjell lufta në Iran në çmimin e karburantit dhe kostot në rritje në bujqësi, ushqime e shërbime.
Nga ndërhyrjja direkt në uljen e çmimit e deri tek rimbursimi i drejtpërdrejtë për qytetarët e prekur.
Këto bën shteti, që nga fqinjët tanë e kudo.
Vetëm tek ne, ka mbledhje e propagandë. Asnjë masë konkrete edhe pse çmimi për një litër shkoi 2 mijë e 140 lek, edhe pse kostot në bujqësi janë rritur me 15 përqind, edhe pse ushqimet e shërbimet bazike po shtrenjtohen çdo ditë.
Është tanimë e konsoliduar kjo tek Edi Rama që ai nuk gjendet, nuk ofron zgjidhje sa herë qytetarët kanë nevojë për qeverinë.
Pas 7 vitesh kemi një pjesë të madhe të banorëve të prekur nga tërmeti, ende pa strehë.
Zjarret e viteve të fundit kanë shkaktuar shumë dëme, askush nuk ka marrë një shpërblim.
Përmbytjet që ndodhen dy herë para pak javëve, ishin për shumë fermerë e banorë shkatërruese, askush nuk ka marrë një qindarkë nga qeveria.
Nëse nuk është për njerëzit në ditën e tyre më të vështirë, për çfarë atëherë duhet, lypset një qeveri?!
Kujt i shërben Edi Rama?!!!

