NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    3 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Klodian Xhyheri/ “Krenarë” drejt Asamblesë së hajnave
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
Të tjera
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
Të tjera
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Klodian Xhyheri/ “Krenarë” drejt Asamblesë së hajnave

Neutrale
Last updated: 2026/03/23 at 9:28 PM
Neutrale 2 months ago
Share
SHARE

Serbes, krenare, arrogante, kokën përpjetë , me ecje stoike, a thua se ka bërë shpëtimin e kombit, ajo sot ecën sypatrembur drejt Asamblesë së Hajnave.

Shqipëria, vendi ku pafajësia shpallet me konferencë për shtyp dhe përgjegjësia tretet hijeve të skandalit pasardhës. Ku hetimi quhet padrejtësi, ndërsa morali jepet me koncesion. Ku të akuzuarit bëhen analistë, dhe qytetari-spektator i detyruar të ndjekë një shfaqje ku pjesa s’ka as mesazh e as kuptim.
Shqipëria, ky vend i çudirave deri në abstragim.

Sa më i madh skandali, aq më e madhe buzëqeshja. Sa më i rëndë dyshimi, aq më i lartë morali që predikohet.

Në këtë skenë madhështore të absurdit, fjalët “ndershmëri” dhe “llogaridhënie” janë si dekor kartoni: duken nga larg, por mjafton një prekje e lehtë dhe bien përdhe. Ndërsa aktorët? Ata nuk gabojnë kurrë. Ata vetëm keqkuptohen. Janë gjithmonë viktima të një populli që, për çudi, nuk di të duartrokasë në momentin e duhur.

Ah, çfarë spektakli i mrekullueshëm sot!
Bela, zonja që na solli “ndryshime epokale” në rrugë. Rrugët që u shembën para se të hapeshin zyrtarisht, tendera që u dhanë si ëmbëlsira për ditëlindje, miliarda euro që u zhdukën si tym në qiell…dhe sot është ende aty, e pezulluar e rikthyer, e shkarkuar e ringjallur, ashtu si Feniksi i korrupsionit shqiptar.

Po kështu edhe të tjerët me radhë, qofshin këta nga pozita e qofshin nga opozita.
Pendesë? Zero. Turp? Më pak se zero. Këta janë viktima e madhe, këta janë ata që duhet të na mësojnë moralin, ndërsa paratë e qytetarëve kanë gjetur vendin nëpër kulla e nëpër parajsa fiskale.

Ironia është e trashë sa nuk pritet me thikë; ata që duhet të japin llogari, japin leksione, ata që duhet të heshtin, mbajnë moral dhe sa më shumë rritet zhurma e tyre, aq më shumë zvogëlohet respekti ynë për ta.

E gjithë kjo ngjan si një teatër ku maskat nuk hiqen kurrë, sepse askush nuk ka më interes të shohë fytyrën. Sepse në fund, roli është bërë më i rëndësishëm se e vërteta.
Po publiku? Publiku lodhet, nervozohet, revoltohet, por prapë rikthehet në sallë. Sepse kjo është shfaqja e vetme që luhet pa pushim.

Këtu nuk ka fajtorë. Ka vetëm heronj të keqtrajtuar nga realiteti. Ka vetëm figura që, sapo kapen me vjedhje, ngrihen më të fortë:
si filozofë, analistë, moralistë, viktima dhe shpëtimtarë; të gjitha në një trup të vetëm. Një lloj poliedriku që as teknologjia më moderne nuk arrin ta shfillosë.

Ironia? Jo, kjo ka kaluar çdo kufi ironie. Është një lloj sfide ndaj arsyes. Një tallje e hapur, e trashë, pa pikë elegance. Një
“na shihni dhe prapë s’na bëni dot gjë” e thënë me zë të lartë, me qetësinë e atij që e di se loja vazhdon po njësoj.

Ky nuk është më thjesht teatri absurdit. Ky është një cirk pa pushim, ku kllounët nuk bien kurrë nga skena dhe publiku paguan biletën me durim, me nerva, me vite nga jeta e vet.

Edhe pse janë nën hetim apo më keq nën akuzë, dalin ftohtë me deklarata bombë: pak nervozizëm para mikrofonëve, shtytje gazetarëve, por pa më të voglën pendesë. Asnjë “më falni që vodha”, vetëm “jam e qetë, bashkëpunoj”. Sikur ne t’i kemi rënë me qafë një engjëlli që po ndërton parajsën me paratë tona.

Derisa drejtësia të mos jetë më lojë politike, derisa të mos ketë më mburoja parlamentare për miliarda të vjedhura, derisa të dyshuarit të mos dalin në ekran si yje Hollivudi, ky vend do të mbetet një skenë absurde ku aktorët kryesorë janë kriminelët, dhe publiku është “budalla” që paguan biletën.

Boll më me skena hipokrizie e hajnie, mjaft më me Politikën “të dhj*rë dhe krenarë”, se na hapët barkun.

Neutrale March 23, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria
2 hours ago
Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!
2 hours ago
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
2 days ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago

Xhelal Mziu/ Në Shqipëri rriten kullat, rriten çmimet, por më shumë rritet varfëria

Basir Çollaku/ Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?