Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme, të Asamblesë së PS ka larguar disa drejtues politikë dhe duke i zëvendësuar disa emra të rinj.
Janë larguar si drejtues politik Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi.
Beci ishte drejtues politik në Shkodër, Sako në Durrës, Shalsi në Kukës ndërsa Siropali në Tiranë.
Në Shkodër u vendos drejtues qarku, Enea Karakaçi. Karakaçi është ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës duke zëvëndësuar Sakon.
Gjithashtu Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës duke zëvëndësuar Shalsin. Shalsi është deleguar në njësinë 11 në Tiranë.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u vendos drejtues qarku në Lezhë. Ndërsa në Tiranë, drejtues politik do të jetë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Elisa Spiropali është deleguar në njësinë 13 në Tiranë ku përfshihen zonat rurale, Farkë dhe Zall Herr.
Asambleja Socialiste/ Rama ndërron disa drejtues politikë
Leave a comment
Leave a comment

