Kuvendi i Shqipërisë, me 79 vota pro,
ka shpallur në seancën e sotme parlamentare, Iranin si shtet sponsor të terrorizmit.
Grupi Parlamentar i PD-së nuk mori pjesë dhe deklaroi që ditën e djeshme se do ta bojkotonte seancën.
Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mbajti një fjalim ku ftoi të gjithë deputetët e pranishëm që të votojnë për miratimin e rezolutës “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.
Në fjalën e tij, Balla kritikoi edhe opozitën: “S’dolën dot nga interesi i vogël për një protestë të pakryer”



