Mbas lajmit se Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën, menjëherë ka reaguar Kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Kreu i opozitës ka shpërndarë në rrjetet sociale Deklaratën e Partisë Demokratike:
Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.
Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!

