NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Jamarbër Malltezi/ Letër e tretë e hapur drejtuar SPAK
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    18 hours ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sonila Meço/ Trishtimi më i madh është se as Kosovën nuk e la të qetë.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.
Kryesore
Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe
Rajoni
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen
Kryesore
Basir Çollaku/ Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sonila Meço/ Trishtimi më i madh është se as Kosovën nuk e la të qetë.

Neutrale
Last updated: 2026/03/10 at 4:51 PM
Neutrale 1 month ago
Share
SHARE

Se edhe në atë shtet të ri, të pavarur, të ushtruar nga reflekse patriotizmi prej vuajtjes e gjenocidit do të guxonte të bënte arkitektin e prapaskenës, sa me shkëmbime territoresh, sa me Open Balkan, marrëveshje me Vučić, refuzimin e rezolutës kundër genocidit serb, ambicje udhëheqësie rajonale, apo lobime veç për shah intrigash në skakierën politike të saj dhe jo për njohje dhe integrim ndërkombëtar.

Të zgjedhësh si aleat në rrugëtimin politik Ramën, duke ia njohur filozofinë qeverisëse, pasionin për autokracinë, mjeshtërinë e kulisave nga me diaboliket, lobuesit, financuesit, (anti)modelin ekonomik ku e zhyti Shqipërinë, shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve të lira, imazhin ndërkombëtar si drejtues me liçensë i një narkoshteti…pra me vetëdije të zgjedhësh të ushqesh ambicien politike nga kjo “çorbë” e prishur interesash mbi vuajtjet e shqiptarëve, këndej e andej vargjeve malore të Sharrit dëshmon pragmatizëm vetsabotues. Mjafton të vëzhgosh se ku e si kanë përfunduar “aleatët” e tij në vite. Me të cilët ndau interesa edhe më të ngushta se nevoja akute për kontroll të ekuilibrave edhe në një moment politik në Kosovë.

Institucioni i presidentit të Kosovës nuk mund të konkurojë në marrëdhëniet personale dhe rivalitetin e liderëve rajonalë. Ai është simboli i sovranitetit të shtetit.

Për këtë arsye, çdo situatë ku krijohet përshtypja se politika e brendshme e Kosovës mund të bëhet pjesë e strategjive rajonale të një lideri tjetër, dëmton jo vetëm ekuilibrat politikë të Prishtinës, por edhe perceptimin ndërkombëtar për pavarësinë e vendimmarrjes së saj, dëmton mu bash atë që Kosova ka mbrojtur me dekada, pavarësinë e plotë të vendimmarrjes së saj politike.

Një presidente që ka ndërtuar autoritetin e saj politik mbi idenë e sovranitetit të pakompromis të vendit duhet të jetë po aq e para në ruajtjen e distancës nga çdo strategji që e trajton politikën e Prishtinës si hapësirë manovrimi rajonal.

Në momentin që kjo distancë zbehet, edhe pa dashje krijohet një paradoks i rrezikshëm politik. Përpjekja për të konsoliduar një pozicion të fortë të brendshëm mund të përfundojë duke e lidhur atë me një lojë që nuk është projektuar në Prishtinë. Deja Vu!

Historia politike e njeh mirë këtë mekanizëm. Ambicia shpesh e bind një figurë publike se mund të përdorë një lojtar më cinik për një fitore taktike. Por në fund, në më të shumtën e herëve ndodh e kundërta, lojtari më cinik merr frytet, ndërsa tjetri flaket si servis njëpërdorimësh.

Do të qe keqardhje e madhe fitorja e një autokrati me eksportin e pamëshirshëm të mekanizmave që degradojnë elitën e Kosovës, kur i vetmi sukses rajonal është importi i qumështit dhe garancia për pushtet nga Beogradi.

Mos na zhgënje të paktën ti Kosovë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
10 hours ago
Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.
11 hours ago
Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe
12 hours ago
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen
12 hours ago
Basir Çollaku/ Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!
13 hours ago

Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve

Romë/ Rama takohet me Melonin, përkulet përsëri dhe vlerëson shumë qeverinë aktuale italiane.

Policia e Kosovës sekuestron armatime dhe municione në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton masat e marra dhe rrugët që bllokohen

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?