NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    1 day ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    1 day ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    2 days ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Para se të nënvizoni çka është e papranueshme për një popull, bëni mirë të nënvizoni çka është e pranueshme për një qeveri.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
Të tjera
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Para se të nënvizoni çka është e papranueshme për një popull, bëni mirë të nënvizoni çka është e pranueshme për një qeveri.

Neutrale
Last updated: 2026/03/02 at 9:42 AM
Neutrale 7 months ago
Share
SHARE

Nga Elona Caslli

Zoti McAllister, marrëdhënia mes një populli dhe një qeverie është marrëdhënia mes kufirit që ndan të pranueshmen nga e papranueshmja.

Duke cituar terminologjinë tuaj, me të cilën jo domosdoshmërisht pajtohem, më duhet të theksoj faktin se nuk mund të gjykohet pasoja dhe të amnistohet shkaku. Pasoja lind pashmangshmërisht nga një shkak dhe parakushti i ekzistencës së një pasoje është ekzistenca paraprake e një shkaku.

Ajo, çka ju quani reagim të papranueshëm të një populli, është në të vërtetë pasoja e një qeverisjeje të papranueshme, në ciklin e së cilës nuk janë vjedhur dhjetra euro, nuk janë vjedhur as qindra euro, nuk janë vjedhur as mijëra euro, nuk janë vjedhur as miliona euro. Janë vjedhur miliarda euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë të cilat përkthehen në rrugë të shembura nga jugu në veri dhe në shërbime të munguara për taksapaguesit shqiptarë duke filluar që nga sektori i shëndetësisë e duke vijuar në çdo sektor tjetër.

A është e pranueshme zhvatja e miliarda eurove nga qeveria zoti McAllister?!

Për ta konkretizuar më qartë situatën le të zbresim në jetën e përditshme. Ju ngriheni në mëngjes dhe shkoni të pini kafen tuaj. Porosisni kafen tuaj dhe kamarieri ju lajmëron se duhet ta parapaguani porosinë tuaj. Ju bindeni. Paguani kafenë tuaj dhe prisni që kjo e fundit të shfaqet në tryezën tuaj. Nervozoheni dhe ia bëni me shenjë kamarierit. Ai vjen dhe mes justifikimeve boshe përpiqet t’ju shpjegojë se kafja ka mbaruar. Ju i nënvizoni faktin se kjo sjellje është e papranueshme dhe i nënvizoni akoma me më shumë forcë faktin që keni paguar. Kamarieri refuzon t’ju kthejë paratë dhe vazhdon krejt i qetë punën e tij.
Ju nervozoheni dhe ngrini zërin ndërsa kamarieri ju jep një leksion të edukatës qytetare dhe ju rendit një listë të shprehive të qytetarisë evropiane, që nuk ju lejojnë as të ngrini zërin dhe as të revoltoheni për një shërbim që keni paguar paraprakisht, por nuk e keni marrë.

Ju nuk bindeni dhe revoltoheni dhe kamarieri me një zë të shtruar ju thotë; Është e vërtetë që ne ju kemi vjedhur zoti McAlilster, por është po aq e vërtetë që reagimi juaj nuk përputhet me normat e qytetarisë evropiane dhe në hierarkinë e argumenteve nuk ka kurrfarë rëndësie akti i vjedhjes sa ka rëndësi mēnyra si reagon qytetari i vjedhur. Në çastin që qytetari i vjedhur nuk ka reagimin e duhur kundër vjedhësit, atëherë vjedhësi mund të konsiderohet krejt i pafajshëm.

Ju revoltoheni akoma më shumë dhe shkoni të flisni me pronarin e kafenesë. Ai ju thotë të njëjtën gjë. Ju nuk i besoni veshëve dhe shkoni të trokisni në dyert e drejtësisë. Drejtësia regjistron çështjen tuaj dhe një nënpunës i thjeshtë ju thotë; Zoti McAllister çështja juaj i përket vitit 2026. Falë Reformës në Drejtësi, ne jemi akoma duke shqyrtuar çështjet e vitit 2018 ndaj ju duhet të prisni ca vite për të gjetur të drejtën tuaj.

I nervozuar merrni makinën për të shkuar në shtëpi. Shihni një trafik të pazakonshëm. Zbrisni nga makina dhe pyesni policin se çfarë ka ndodhur. Polici ju informon se rruga është shembur dhe bëni mirë të gjeni një rrugë tjetër për t’u kthyer në shtëpi.

I nxehur ju i thoni policit: Kjo rrugë u hap dy muaj më parë. Si ka mundësi të shembet kaq shpejt kur ka kushtuar miliona euro?!

Polici njëjtë si kamarieri ju përgjigjet; Zoti McAllister ruani qetësinë tuaj në komunikim. Nuk është etik qëndrimi juaj. Është i vërtetë fakti që rruga ka kushtuar miliona euro dhe është paguar nga taksat tuaja, por është po aq i vërtetë fakti që ju nuk dini të kërkoni të drejtën tuaj. Për sa kohë ju nuk dini të kërkoni të drejtën tuaj, kjo e drejtë ju mohohet. Mos e ngrini zërin, mësoni të silleni zoti McAllister!

Merrni rrugën për në shtëpi. Hapni derën e shtëpisë dhe uleni në kolltuk. Media thotë se qytetarë të tjerë njëjtë si ju kanë përjetuar shërbimin e munguar në kafene dhe rrugët e shembura gjatë kthimit në shtëpi. Në ekran shfaqet kryeministri i vendit tuaj i cili thotë;
“Qytetarët, që janë revoltuar sot, janë qenëria e këtij vendi dhe janë plehra, për sa kohë nuk dinë ta kërkojnë siç duhet të drejtën e tyre. Është e vërtetë që ne vjedhim, por qytetarët e vjedhur nuk kanë qytetarinë e duhur për ta denoncuar siç duhet këtë vjedhje”

Televizori mbyllet papritur. Ju kuptoni se ikin dritat. Merrni në telefon i nxehur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Nënpunësi i OSHE-së ju përgjigjet: “Zoti McAllister. Toni juaj i ngritur i zërit është i papranueshëm. Është e vërtetë që energjia elektrike u ndëpre papritur dhe ne duhet t’ju kishim lajmëruar paraprakisht, por është akoma më i dënueshëm zëri juaj i ngritur kundër nesh.
Ju nuk revoltoheni me qytetari dhe ky është faji juaj zoti Mcallister.

Post Scriptum- I dërrmuar shtriheni në divan dhe përgjumeni si qytetar i vjedhur që nuk di të revoltohet siç duhet për të gjetur të drejtën e tij.

Neutrale March 2, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
6 hours ago
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
8 hours ago
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
22 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
1 day ago
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive

Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?