Ky vendim ka ardhur, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës dhe drejtorit të Policisë, Elton Alushi.
Bizhga është komanduar për shkak të funksionit si zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe në mungesë të drejtorit e merr ai detyrën.
Për Bizhgën ky është komandimi i dytë radhazi. Ai mbajti detyrën për disa muaj edhe pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut në fund të vitit 2024. Vit i cili përkon gjithashtu edhe me emërimin e Prodës në krye të Policisë së Shtetit.



