Mbrëmjen e sotme, protestuesit i kanë vënë flakën me molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut.
Arsyen e sulmit mbi ndërtesë, Berisha e argumentoi se agjentë të infiltruar i mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.
Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese.
E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
Por, Edi Rama nuk banonte aty miq.
Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut.
Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më.
E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.
Kjo është e vërteta.
Për sqarim.
Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore.
Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.”- tha Berisha



