NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    3 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    7 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    1 week ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Presidenti Begaj: Universiteti i Tetovës, nga rezistenca, në ekselencë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Të tjera
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
Kryesore
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
Të tjera
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Presidenti Begaj: Universiteti i Tetovës, nga rezistenca, në ekselencë

Neutrale
Last updated: 2026/02/28 at 4:25 PM
Neutrale 3 months ago
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Universitetin të Tetovës.
Para pedagogëve dhe studentëve, Presidenti i Republikës mbajti një fjalë, ku përcolli mesazhe për rëndësinë që ka ky universitet në hapësirën shqipfolëse, në formimin e elitave konkuruese.

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona janë tradicionalisht të mira, miqësore, ku kontributi i faktorit shqiptar është i një roli të pazëvendësueshëm, një rol kyç. Fuqizimi i identitetit kombëtar dhe roli ynë Euroatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Një faktor shqiptar i mirëshkolluar, i integruar dhe me vetëdije të lartë qytetare, është aseti më i madh i kombit tonë. Shqipëria e sheh arsimimin shqip në Maqedoninë e Veriut si pjesë të një hapësire të përbashkët kulturore dhe akademike. Bashkëpunimi mes universiteteve tona duhet të thellohet, të kemi shkëmbime studentësh, programe të përbashkëta kërkimi dhe platforma rajonale, sepse arsimimi në shqip nuk është çështje kufijsh, arsimimi në shqip është çështje cilësie.
Besoj se me marrëveshjen e sotme të firmosur nga dy rektorët do të kemi më tepër zhvillime në drejtim të përfitimit të përbashkët të dy universiteteve”.
Duke e cilësuar Universitetin e Tetovës si tempull të dijes, të ngritur me rezistencë përballë vështirësive, derisa me Marrëveshjen e Ohrit fitoi legalizimin, Presidenti Begaj theksoi se tani, pas më shumë se tre dekadash, ky universitet duhet të punojë për autonominë. “Autonomia reale nuk dhurohet”, – theksoi Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë betejë si kusht për dinjitetin.
Ndërsa i kushtoi rëndësi gjatë fjalës dhe kapërcimit me testin e cilësisë, Presidenti Begaj ritheksoi se Universiteti u Tetovës duhet të jetë i aftë të formësojë elitën që nesër do të jetë vendimmarrëse.

“Universiteti ka detyrim, ka detyrimin të prodhojë mendim strategjik duke ofruar alternativa që kontribuojnë në kohezion tonë social, në kohezionin tonë shumë etnik”, – shprehu Kreu i Shtetit.

Krahas inkurajimit për përgatitjen e specialistëve të aftë, një mesazh të rëndësishëm Presidenti i Republikës u drejtoi studentëve, në kontekstin ku shumë të rinj largohen nga vendi.
“Jetojmë në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Kujtoni, të dashur studentë, qe rrënjët tuaja shqiptare janë këtu, ndaj unë ju ftoj që ju ta ndërtoni Evropën tuaj këtu, në shtëpinë tuaj, në Tetovën tuaj.”
Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje ndaj themeluesve atdhetarë të Universitetit të Tetovës që sakrifikuan për këtë institucion që të rinjtë gëzojnë sot dhe vlerësoi bashkëpunimin me pedagogët nga Shqipëria me kontribut akademik, ndërsa u shpreh se tani Universiteti i Tetovës ka për detyrë të prodhojë mendim strategjik: “Ky universitet u krijua për të mos u nënshtruar. Sot ai duhet të mos kënaqet me minimumin, duhet të vendosë standardin te maksimumi. E drejta për arsim shqip u fitua me sakrificë. Cilësia e këtij arsimimi shqip duhet të shtohet çdo ditë.
E kaluara juaj është histori rezistence, po, e vërtetë, por e ardhmja juaj duhet të jetë histori ekselence!”
Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës nga rektorët Artan Hoxha dhe Jusuf Zejneli.

Neutrale February 28, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
16 hours ago
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
19 hours ago
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
20 hours ago
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
3 days ago
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
3 days ago

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut

Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?