Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm, me një mesazh në rrjetet sociale, ka shprehur vlerësimin për emërimin e Ferit Hoxhës si kryediplomat i Republikës së Shqipërisë.
Reagimi i Mustafajt:
Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës. Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë.



