NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    1 day ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    1 day ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    2 days ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Perparim Gjeka/ NA DUHET SË PARI REVOLUCION MORAL QË FILLON ME MBROJTJEN NDAJ NJERI-TJETRIT
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
Të tjera
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Perparim Gjeka/ NA DUHET SË PARI REVOLUCION MORAL QË FILLON ME MBROJTJEN NDAJ NJERI-TJETRIT

Neutrale
Last updated: 2026/02/22 at 6:08 PM
Neutrale 7 months ago
Share
SHARE

Si ka mundësi që ky vend mbahet ende në këmbë, me gjithë abuzimet që i ndodhin përditë nga politika? Përgjigjja gjendet te ajo shtyllë kurrizore e fortë njerëzish që nuk i gjen nëpër ekrane, nuk i gjen në “rrethe miqsh” të pushtetit, nuk i gjen në fotografi me shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje të rreme. I gjen në mëngjes herët, kur hapin derën e punës pa brohoritje; i gjen në darkë vonë, kur kthehen në shtëpi të lodhur, por të papërkulur. I gjen në familje, kur fëmijës i tregojnë se bukën e fiton me punë dhe nder, jo me lepirje dhe dredhi. Dhe pikërisht këta njerëz, qëndrestarë të vlerave, të shpërndarë e të heshtur, janë pasuria më e madhe që Shqipëria e sotme po e lë të tretet si kripa në ujërat e antivlerave, ose po e lejon t’i ikë si ngjala nëpër detet e botës.

Në një shoqëri ku antivlerat bëjnë paradë, njeriu i ndershëm shpesh kthehet në spektator të detyruar. Jo se s’ka vlerë, por sepse vlera e tij nuk prodhon spektakël. Ajo nuk të jep famë të shpejtë, nuk të jep “të njohur”, nuk të jep rrugë të shkurtra. Vlera është rrugë e gjatë. Është durim. Është disiplinë. Është gjuhë e pastër kur të tjerët thonë fjalë të pista. Është dorë e fortë që nuk dridhet kur të ofrojnë pazarin e turpshëm. Dhe shpesh, në vendin ku turpi është bërë modë dhe arroganca është bërë normë, vlera paguan me vetmi dhe me varfëri.

Po si ndodh që antivlerat, si një bandë e organizuar, duken gjithmonë më të forta se qytetari i ndershëm? Sepse antivlerat nuk janë thjesht njerëz të këqij; ato janë pjesë e një sistemi rekrutimi. Antivlera nuk pyet “sa di?”, pyet “sa je i yni?”. Nuk pyet “a je i drejtë?”, pyet “a je i bindur?”. Nuk pyet “a ke ndërgjegje?”, pyet “a e mban gojën mbyllur?”. Kështu ndërtohet një piramidë ku lart ngjitet jo më i miri, por më i përdorshmi; jo më i ndershmi, por më i shantazhueshmi; jo më i afti, por më i varuri.

Kjo është arsyeja pse e shohim, herë pas here, një pamje të dhimbshme që përsëritet si mallkim: shefi me diplomë të blerë, që dhunon psikologjikisht specialistin ekselent. Ai nuk urren thjesht profesionistin; ai urren pasqyrën që i tregon boshllëkun e tij. Ai nuk urren thjesht meritën; ai urren rrezikun që meritokracia ia prish pazarin. Sepse meritokracia, në një sistem antivlerash, nuk është reformë; është kërcënim ekzistencial.

Ndërkohë, qytetari i ndershëm kupton se ka bërë një gabim të madh: menduam se mjafton të jetosh me ndërgjegje dhe e mira do të fitojë vetë. Por shoqëria tashmë është ndarë në dy skuadra, në një fushë ku e keqja organizohet, ndërsa e mira tërhiqet. Antivlerat janë të bashkuara nga interesa, ndërsa vlerat janë të ndara nga modestia. Vlerat kanë forcë dhe ndërgjegje, por antivlerat kanë rrjet dhe financa. Antivlerat kanë propagandë, që i lë vlerat në heshtje.

Dhe heshtja, kur zgjat shumë, nuk është më vetëm virtyt. Kthehet në një lloj dorëzimi të ngadaltë. Sepse kur njeriu i ndershëm nuk flet, hapet hapësira që të flasë i pandershmi. Kur profesionisti i drejtë nuk del në dritë, del përpara pseudo-profesionisti. Kur intelektuali i pavarur tërhiqet “për të mos u përlyer”, hapet rruga për “intelektualin” që lyen qerren e pushtetit dhe lahet e lyhet, kur vendi digjet.

Elita morale ka emër. Është mjeku që nuk bën pazarin me dhimbjen e të sëmurit. Është mësuesi që nuk e shet notën. Është gjykatësi që nuk e vërtit ligjin sipas ofertës së “Maliqit”. Është punonjësi i administratës që nuk e trajton qytetarin si bankomat. Është sipërmarrësi që paguan taksat dhe nuk e shndërron biznesin në lavatriçe. Është emigranti që punon me djersë e nuk bëhet “model suksesi” me rrugë të zeza. Është prindi që i mëson fëmijës: “Mos u bëj i famshëm; bëhu i drejtë.” Është studiuesi që boton vepra shkencore ku theksohen vlerat kombëtare. Prokurori qe nuk fle mbi dosje krimi.

Por kjo elitë morale ka një dobësi: është e shpërndarë. Dhe ajo që është e shpërndarë, është e lehtë për t’u shtypur një nga një. Kur je i vetëm, të frikësojnë. Kur je i vetëm, të lodhin. Kur je i vetëm, të vënë damkën “naiv”. Kur je i vetëm, të bëjnë të ndihesh si përjashtim. Ndërsa antivlera, edhe kur është e pështirë, e gjen mënyrën të të thotë: “Eja, se je njësoj si ne. Vetëm se s’e ke kuptuar ende.”

Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë një kthesë vendimtare: ta bëjmë elitën morale të dukshme. Jo për ta kthyer në idhull, jo për ta shitur si propagandë, por për t’i dhënë vendin që meriton në ndërgjegjen publike. Shqipëria ka nevojë urgjente për një hartë të ndershmërisë. Ka nevojë të dijë ku janë njerëzit që nuk i blen askush. Sepse kur një komb nuk i njeh njerëzit e mirë, fillon t’i marrë për budallenj. Dhe kur fillon t’i marrë për budallenj, ua lë timonin maskarenjve. Prandaj ne kemi nevojë për një revolucion moral, si shoqëri, si popull, si Komb.

Ta bësh vlerën të dukshme do të thotë ta tregosh në histori konkrete: mësuesi që nuk pranoi të firmosë një farsë; inxhinieri që refuzoi të vërë firmën në një punë të papërfunduar; gazetari që s’e shiti lajmin; studenti që s’u bë pjesë e kopjimit masiv; nëna që e rriti fëmijën me dinjitet, edhe kur “të tjerët bënin para” me rrugë të shkurtra. Ne kemi nevojë për këto histori si mësim shoqëror. Sepse vlera riprodhohet kur shoqëria e shpërblen moralisht, e jo kur e tall.

Revolucioni moral fillon kur vlerat fillojnë të kenë rrjetin e tyre, si një komunitet i ndërgjegjes: njerëz që e gjejnë njëri-tjetrin, që i japin dorën njëri-tjetrit, që e mbrojnë njëri-tjetrin publikisht kur sulmohen. Sepse sot sulmi ndaj njeriut të ndershëm bëhet me një metodë të ulët: izolim, shpifje, tallje, linçim mediatik, për ta detyruar të tërhiqet. Kur shoqëria nuk reagon, antivlera merr mesazhin: “Ky vend s’ka roje. Ky vend është i pambrojtur.” Kur shoqëria reagon, antivlera merr një tjetër mesazh: “Ky vend ka shtyllë kurrizore.”

Ka nga ata që, sa herë flasim për vlera, qeshin me cinizëm. “Vlerat nuk e mbushin frigoriferin,” thonë. Po kush e zbraz frigoriferin? Kush e zbraz arkën publike? Kush e zbraz universitetin? Kush e zbraz fshatin? Kush e zbrazi Shqipërinë? E zbraz antivlera. E zbraz korrupsioni. E zbraz paaftësia e rrethuar me diploma letre. E zbraz frika e imponuar mbi njerëzit e mirë që të mos dalë në dritë e vërteta. Vlerat janë ekonomia e shpirtit, por edhe e shtetit. Pa to, edhe kur duket sikur “qarkullojnë para”, qarkullon vetëm kalbëzim—atë kalbëzim që e shohim në kulla të larta me çmime të kripura, me luks të brendshëm, dhe me llum që derdhet jashtë, në Lanë.

Çështja është të ngremë një elitë morale si standard. Një shoqëri nuk shpëtohet nga një njeri; shpëtohet nga një kulturë. Dhe kultura fillon nga një vendim i brendshëm: të mos e pranojmë antivlerën si normalitet. Ta quajmë me emër. Ta refuzojmë. Dhe njëkohësisht, ta nderojmë vlerën: ta bëjmë të dukshme, ta mbrojmë, ta ngremë, ta shpërndajmë.

Sepse Shqipëria nuk është e varfër nga njerëzit e mirë. Shqipëria është e lodhur nga padukshmëria e tyre. Dhe dita që ne i bëjmë të dukshëm, është dita që antivlerat fillojnë të humbasin frikën që mbajnë mbi ne.

Perparim Gjeka
22 shkurt 2026

Neutrale February 22, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
8 minutes ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
7 hours ago
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
9 hours ago
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
23 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive

Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?