Eshtë mbledhur sot Forumi ekonomik për Koridorin VIII. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i cili i kushton rëndësi këtij takimi dhe shkruan në rrjetet sociale:
Sot, në forumin ekonomik për vënien në lëvizje të potencialit të jashtëzakonshëm të Koridorit VIII. Një ndër projektet më të rëndësishme dhe strategjike për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qendrueshëm të Shqipërisë dhe të gjithë Rajonit.
Kavaja përfiton thelbësisht nga ky projekt në gjurmën e Rrugës Egnatia dhe hapësirës përreth me investime të mëdha në infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore. Çka përkthehet në impakt të madh ekonomik për të gjithë territorin dhe komunitetin!
Patëm mundësinë të diskutonim nga afër me shumë përfaqësues të autoriteteteve publike, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe aktorët kryesorë ekonomikë, për të trajtuar dimensionet ekonomike të ndërlidhjes dhe të investimeve të Korridorit VIII, ku Kavaja synon të jetë pjesë!
#BashkiaKavajë




