NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    1 day ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    1 day ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    2 days ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/ Sa i gjatë është “Kilometri i fundit” ?!?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
Të tjera
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/ Sa i gjatë është “Kilometri i fundit” ?!?

Neutrale
Last updated: 2026/02/13 at 10:16 AM
Neutrale 8 months ago
Share
SHARE

Dje u takova me një profesor universiteti në pension dhe bëmë një copë rrugë bashkë.
Burrë me vlera dhe kontribute të çmuara profesionale dhe qytetare, rreth të shtatëdhjetë e pestave, i gjallë, aktiv, i mbajtur mirë.
Ai ndër vite përveçse një profesor i nderuar, ka qënë një zë i spikatur si sindikalist dhe veprimtar në mbrojtje të kauzave universitare.
Natyrshëm, sapo u pyetëm për shëndetin dhe familjet direkt u hodhëm në temën e “dashur” të politikës, nga bëmat e zeza të qeverisë tek protestat e opozitës… pakënaqësitë dhe zhgenjimin nga lidershipi i Partisë Demokratike etj, etj, etj…
Përmbledhtazi biseda jonë u përqendrua tek protesta e datës 10 Shkurt dhe rezultatet që ajo prodhoj.
Ai nguli këmbë në të tijën, unë në timen.
U ndamë të pakënaqur që të dy nga argumentat dhe pretendimet e njëri tjetrit.

***
Ndërsa argumentat, pretendimet dhe emrin e profesorit të nderuar po i lë në heshtje.
Po i bëj të njohura për lexuesit dhe ndjekësit vetëm disa prej argumentave të mia:

Se pse “Kilometri i fundit” është i gjatë, i mundimshëm dhe i lodhshëm.
Pikërisht sepse “Kilometri i fundit” kërkon shumë sakrificë, përkushtim dhe dinjitet.

#Sepse pikë së pari diktatura që kemi përballë nuk është diktaturë tipike ideologjike, por një diktaturë hibride e kamufluar si demokraci jo funksionale.
Në këto lloj diktaturash arroganca, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe qënjeve njerëzore, diplomacia e korruptuar, përçmimi i rregullit dhe ligjit gjënden të shkrira në një sistem funksional antivlerash.
Shëmbull tipik është Shqipëria e dekadës së fundit, e ngjashme me diktaturat e vendeve të Amerikës latine si ajo e Kastros në Kubë, Noriegës në Panama, apo Maduros në Venezuelë. Diktatura dhe diktator të mbështetura nga SHBA-të dhe të rrëzuara po nga Amerika.

#Së dyti këto lloj diktaturash nuk rrezohen lehtë nga brenda, dmth nga qytetarët e saj, sado që ata nuk pajtohen aspak me to.
Shëmbujt më konkret të këtij fakti kryefortë janë modelet aktuale të Moskës dhe Beogradit.
Në qoftë se në Moskë përkohësisht thuajse janë të shuara shpresat për rrëzimin e Putinit, në Beograd ato janë të gjalla dhe të mbështetura masivisht nga qytetarët, kryesisht të rinjë të udhëhequr nga rinia studentore. Sidomos pas incidentit në stacionit e trenit në Novisad, ku humbën jetën 13 përsona.
Që nga 1 Nëntori të vitit 2024 dhe deri sot qindra mijëra student dhe qytetarë kanë demostruar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë.
Janë plagosur, lënduar, arrestuar shantazhuar dhe intimiduar me qindra protestues dhe deri tani as Vuçiçi s’është dorëhequr, por as demostruesit s’janë dorëzuar.
Edhe pse Vuçiçi është “izoluar” disi nga perëndimi me deklarata, qëndrime dhe veprime konkrete, për shkak të përversitetit të diplomacisë, fshehur pas stabilitetit gjeopolitik, akoma atij nuk i është dhënë një ultimatum i qartë, nga perëndimi i tredhur dhe i korruptuar që nga aferat Epstein, e deri tek gazi dhe nafta e Putinit.

#Së treti për të arritur tek “Kilometri i fundit” në këtë maratonë të dhimbshme dhe dramatike, shqiptarët kanë kaluar nëpër një kalvar maratonomak të pashoq në historinë e demokracive të reja të lindjes komuniste.
“Rilindja socialiste” kjo platformë antishqiptare, e përpunuar në laboratorët e errët të multimiliarderit Xhoxh Soros, e kishte të parashikuar çdo etapë për defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan.

***
#Po përmend vetëm disa prej tyre që kanë lënë shenjë në jetën e çdo familje shqiptare në këto 12 vite të implementimit të saj:

1- “Ballkanin e hapur”, duke i dhënë fuqinë dominuese ekonomike dhe politike Serbisë dhe Presidentit të saj Aleksandër Vuçiç dhe duke u larguar Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga nisma gjermane e “Ballkanit Perendimor”.

2- Shpopullimi masiv i Shqipërisë, krejtësisht i ngjashëm me platformën e akademikut serb Vasa Çubrilloviç, e cila u paraqit prej tij me 7 Mars 1937, platform që u stopua gjatë pushtimit Italian dhe Gjerman të trojeve shqiptare dhe rinisi me regjimin e Titos dhe deri në ’99, kur Kosova u çlirua nga ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve dhe aleatëve të saj të NATOS.
Pasi në Kosovë amerikanët ja vunë Serbisë “kufinin te thana”, gjetën në Tiranë argatin e tyre të zellshëm dhe shih e shkruaj …
Asnjë kryeministër serb nuk do ta zbatonte më mirë këtë platform se sa Edi Rama.
Statistikat ja ulëritëse; të rinjtë, sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, profesionistët (mjekë, inxhinjer, mësues, laborantë, shoferë, mekanikë, punëtor krahu) kanë emigruar masivisht, që të gjithë të detyruar sipas metodave të platformës së Vasa Çubrillovicit, përshtatur me kushtet e sotme në laboratorin e Sorosit dhe zbatuar me përpikmëri inxhinjerike nga Edi Rama dhe qeveritë e tij.

3- Blerja e krerëve të opozitës ose shantazhimi dhe demolimi i tyre përmes drejtësisë së “reformuar”, nis me rastin e Lulzim Bashës dhe degradon tek burgu shtëpiak i Sali Berishës dhe drejtuesve kryesor të partive të opozitës në prag të fushatës së zgjedhjeve, shëmbuj që tashmë i dinë edhe qorrat edhe të verbërit që nga fshati më i largët i Shqipërisë deri në Bruksel dhe Washington Dc.

4-Kontrolli apsolut i tregut mediatik me moton: Ato që nuk i kontrollon 100% shantazhoj, denigroj, etiketoj, gjobiti, mbylli duke shkelur çdo ligjësi dhe parim.

5- Kontroll të plotë të gjitha institucioneve publike që paguhen nga taksat e qytetareve, duke filluar nga Këshillat Bashkiak tek Presidenti i Republikës, nga Gjykatat e Shkallës së Parë tek ajo Kushtetuese, nga inspektori i thjeshtë tek kryenspektori, nga polici tek kryepolici, nga specialisti tek Kryeministri.

6- Kontroll mbi çdo sektor të ekonomisë dhe biznesit duke i shantazhuar administratorët dhe pronarët e bizneseve me sloganin bolshevik: O me ne, ose do të nënshkruani falimentimin.

7. Qytetarëve të pa bindur që mbajnë krahun e opozitës, tregoju burgun për një kotec pulash, për një faturë dritash ose ujë të papaguar, për një parkim të gabuar, apo për një kqyrje shtremtë të policit bashkiak dhe atij të rendit.

8- Atyre që rezistojnë dhe paraqiten më të pabindur, çoju “selam” me tritol nga bajrat, çelët, troplinët, xhabaftët, “X-ët” dhe “Ypsilonët” që të gjithë argat të KM-së në terren.

***
Këto janë vetëm disa prej arësyeve që kanë krijuar ambjentin mbytës me njerëz të frikësuar, të trembur, të traumatizuar të cilët ose i kanë ikur Shqipërisë (më shumë se një milion për 10 vite) ose e kanë braktisur betejën për liri, demokraci dhe shtet ligjor.

#Ajo “pakicë” që nuk është dorëzuar dhe është rrjeshtuar në krah të Partisë Demokratike dhe të opozitës ka rezistuar.
#Ajo që akoma ka shpëtuar pa u bërë pis, që ka mbi një dekadë që përballet nëpër protesta, që ka mbajtur qëndrime antikonformiste nëpër media dhe rrjete sociale është pikërisht ajo që e ka sjellur diktaturën hibride të Edi Ramës në “kilometrin e fundit”.
Duke denoncuar çdo abuzim dhe vjedhje të saj në SPAK, në media, rrjete sociale dhe në të gjitha kancelaritë diplomatike, të cilat duhet theksuar që shpesh e më shpesh i kanë pasur veshët dhe sytë e mbyllur nga paratë e korrupsionit të qeverisë shqiptare.

#Kjo “pakicë” njerëzish të lirë janë pikërisht ata, maratonomakët që do ta dorëzojnë këtë diktaturë të ligë dhe bizare.

#Ata janë vërtetë të lodhur, por po aq të vendosur.
#Ata shpesh herë janë zhgënjyer nga bashkëqytetarët e tyre, nga udhëheqësit e tyre, nga diplomatët dhe shtetarët e vendeve perëndimore, por asnjëherë s’janë dorëzuar në misionin e tyre për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, shtetin ligjor dhe Atdheun e tyre.

#Ndaj ata që e çuan kauzën qytetare të çlirimit nga diktarura e “Rilindjes socialiste” të Edi Ramës deri në “Kilometrin e fundit” sot e çdo ditë i bëjnë thirrje atyre që ju ka mbetur pak ndërgjegje, pak ftyrë, pak moral, pak energji pozitive, pak shpresë dhe besim që ti bashkohen “pakicës së maratonomakëve”
në mënyrë që finishi i “Kilometrit të fundit” të mos i jetë i gjatë dhe i mundimshëm pa fund.
Finishi i “Kilometrit të fundit” mund të jetë edhe 20 Shkurti i Vitit 2026 edhe 22 Marsi i po këtij viti.

#Veçse kësaj radhe nuk kërkohet të rrëzojmë përmendore të bronxta, kësaj radhe duhet ti japim fund një diktature hibride që po e denigron njeriun dhe po e zhbën atdheun.

#Kësaj radhe duhet ti japim fund tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm.

#Kësaj radhe duhet të vendosim që vetëm vota e lirë, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit do të jenë zotërit e vendit tonë.

#Përndrysh “Kilometri i fundit” do të jetë jo vetëm i gjatë pa fund, por ai do të rëndoj si gur turpi në qafën e çdo shqiptari.

Tiranë me 12 Shkurt 2026

Neutrale February 13, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 hour ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
8 hours ago
Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh
10 hours ago
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
1 day ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive

Basir Çollaku/ KokëRama, DASH e nxin, Ursula e zbardh

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?