Nga Bardh Spahia
Sot, raporti i Transparency International shpalli zyrtarisht atë që çdo shqiptar e ndjen në palcë. Shqipëria është zhytur më thellë me 11 vende në humnerën e korrupsionit, duke u zhytur në 39 pikë që ulërijnë dështim. Kjo rënie drastike është grushti i vërtetë mbi propagandën verbuese të një pushteti që ushqehet me tendera sekretë dhe sulme ndaj drejtësisë, ndërsa zyrtarët fshihen pas imunitetit për t’i shpëtuar gjykimit.
Nuk mund të jetë më kjo Shqipëria jonë, një çiflig i dorëzuar në duart e horrit, injorantit dhe kriminelit. Ky është momenti i thyerjes së madhe ku heshtja nuk është më opsion, por bashkëfajësi.
Prandaj, sot sheshi nuk është thjesht një vendtakim, por altari i dinjitetit tonë ku çdo qytetar i ndershëm ka detyrimin fisnik të ngrihet kundër hajdutërisë që po na vret të ardhmen. O e marrim mbrapsht kombin sot, përmes një revolte shpresëdhënëse që nuk njeh kthim prapa, o ia lemë në dorë servilëve dhe spiunëve që po na fshinë nga harta e vlerave.
Eja në shesh të bëhesh pjesë e dallgës që lan kalbësirën e këtij sistemi. Sot protestojmë për ekzistencën tonë, për lirinë dhe për emrin e shenjtë të Shqipërisë që nuk shitet!
#protesto
#ora17:00

