Ndërkohë kur mbi 40% e shqiptarëve janë larguar dhe lëvizjet për jashtë shtohen, çmimi pasaportave ndërkombëtare mbetet i shtenjtë.
Shteti duhet ta shikoj si detyrim paisjen e shtetasve të vet me pasportë, dhe për këtë, idealja do të ishte të paiseshin 100% e shqiptarlve pa asnjë lloj pagese, por të paktën çmimi i pasaportave shqiptare duhet të përgjysmohet dhe kjo sidomos dhe sa më parë për pensionistët, studentët nxënës në moshë e çdo shtresë tjetër në nevojë.
Pasaporta nuk është luks, por e drejtë themelore për lëvizje të lirë, bashkim familjar, arsimim, trajtim shëndetësor dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarit shqiptar jashtë vendit. Në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, çmimi aktual i pasaportës është bërë barrë e rëndë për mijëra familje, ndërkohë kur shteti i ka mundësitë ta përballoj këtë kosto.
Shënim: Shpetim Axhami, Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit


