Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ në mbledhjen e kësaj të premte ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.
Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.
Rendi i Ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027”.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor gjatë vitit 2025””.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport mbi veprimtarinë e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për vitin 2025””.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2026”.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e planit të komunikimit për sistemin gjyqësor”.
Shqyrtimi i relacionit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares znj. {…}, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

