Niki Minaj, këngëtarja e njohur e muzikës rrep, është bërë përfituese e kartës së posaçme të imigracionit të dhuruar nga presidenti amerikan, Donald J. Trump.
Minaj, nga Trinitad dhe Tabako, ka marrë “Kartën e Artë Trump” dhe është në procesin e fitimit të shtetësisë amerikane.
Për marrjen e kësaj karte, që garanton qëndrimin dhe mundësinë e punësimit në Shtetet e Bashkuara duhen paguar 1 milion dollarë, por rreperja e famshme e ka përfituar atë pa pagesë nga Departamenti i Thesarit.

