NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    7 hours ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    9 hours ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    1 day ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ “Sazani” nga Vlora, nuk hyn mik te SPAK-u nga Uashingtoni
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ “Sazani” nga Vlora, nuk hyn mik te SPAK-u nga Uashingtoni

Neutrale
Last updated: 2026/01/22 at 4:56 PM
Neutrale 8 months ago
Share
SHARE

Agjenda e administratës në Uashington, prioritetet e Presidentit Donald Trump në Shqipëri, i ka lajmëruar zyrtarisht tre ditë më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn. Luftë krimit të organizuar, narkoterrorizmit, bandave të drogës me lidhjet të forta me mafian në Amerikën Latine, betejë pastrimit të parave, shtim të ndjekjeve penale me trainim e infrastrukturë të shtuar nga partnerët, rritje të ndëshkimeve të gjithë të përfshirëve në këtë keqbërje kriminale. Asgjë nuk e ndryshon këtë prioritet të presidenti Trump në Shqipëri. As Sazani, as Zvërneci. Sazani ka punën e vet, Spaku ka punën e vet. “Sazani” nuk hyn dot mik te SPAK-u. Për më tepër për një tregtar kinez mjalti si Edi Rama.
Ka mbetur vetëm propoganda, ku brenda saj lëvrijnë një djall e gjysëm shpenzimesh të errëta. Ka tre ditë në një aksion mediatik agresiv ku Edi Rama, ushtari i Xhorxh-Aleks-Soros, po shembet të bindë se është një i përzgjedhur nga Prsidenti Donald Trump në bordin e Paqes, e në vijim ngjarjesh. Ndonëse mungoi atje, sepse pritshëmritë për të shkuar në një dorëdhënie presidentit amerikan, nisnin me zero e zbrisnin më poshtë. Medie kombëtare e lokale, sociale, thuajse 90 përqind e tyre, dje në Tiranë, kishin lajm të pandërprerë se Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë në Vlorë dhe këta të ftuar të Ramës e drek-darkojnë me Kryeministrin. Thua gjendemi në Hënë e nuk shihet në kohë reale, se Jared Kushner, ishte në Davos, ku gjendej pranë presidentit Donald Trump dhe ekipit të tij.
Kjo më kujton vitin 2014, kur Gjermania u shpall kampione bote në futboll në Brazil. Kim Yong u tha koreanëve se Koreja e Veriut kishte fituar kmapionatin botëror. Kaq u desh dhe ata vërshuan rrugëve për të festuar. Ka ndodhur besuan ata, sepse e di ai, udhëheqësi, paçka se topi ka tjetër histori.
Në Davos Rama nuk ka pasur karriken e ëndërrave pranë presidentit amerikan, për shkak të alfabetit. Ka qenë në shenjestër izolimi e porositur, për tu mbajtur larg. Njëherësh aty ndodhej dhe vëllai i tij Aleks Soros, me thirrjen për tu bashkuar kundër Trump. Ku do ulej Rama, pranë vëllait, apo atij që kishte cilësuar si“rreziku global për botën, në mos e thëntë Zoti të zgjidhej”?! Zinxhirit të Aleksit Rama nuk mund ti largohej, sapo të mbërrinte dhe kjo do ta bënte atë, komikun dhe prenë e samitit, thuajse si gjithnjë. Lobingjet e parave e pronave publike, shtuar dhe gri e të zeza, derdhur lumë, e bënë ftesën me adresë Begajn, presidencën, si në të gjithë vendet e tjera, të përfundonte ndoshta me devijim në emër të tij. Duke ndryshuar aksiomën se paraja e zezë, është për ditë të zezë.
Ndërsa pret një vendim të Kushtetueses për pezullimin, “Balluku”, po kjo Gjykatë e trysnuar gjatë e shpesh prej tij, ia ka zymtuar pak mjaltin kinez, kur njofton se ka marrë në shqyrtim po sot, kërkesën për çështjen McGonigal, ku ai nuk lejon Komision Hetimor Parlamentar.
Duke kontrolluar informacionin mediatik në shumicë, po shet sapun prej dy ditësh, ndonëse urojmë të ketë ruajtur për vete diçka. Ivanka Trump ka një axhende personale biznesi, me bashkëshortin e saj Kushner, me interes të shprehur për Sazanin dhe Zvërnecin, si në shumë vende të tjera mbase. Projekte investimesh për më tepër kur janë amerikane me emra të tillë, nuk dëmtojnë asnjë shqiptar, por nuk ndërtojnë agjendë politike. “Sazani” nga Vlora, nuk hyn dot “mik” te SPAK-u, nga Uashingtoni. Dhe çfarë bëri nën efektin e dalldisë së bardhë Edi Rama ? Çorganizoi krej rendin dhe vendin, duke përfunduar në një lokal, i cili është në të drejtën e tij, në një kompleks ndërtuar ca jo pak metra në det, nga Artur Shehu, pjesëmarrësi në samitin e Kokainës në Aruba 2019, ka sipas antimafias italiane, e dosjes “Black Eagle”, në Belgjikë, kanë qenë dhe qeveritarë e ministra të Edi Ramës.
Ambasada Amerikane ka një rregull aspak përjashtues për zyrtarë e personalitete të vendit të saj, ku i vë në dijeni, sipas shteteve ku shkojnë, për adresat jo të përshtatshme për vizita e shërbimesh përditshmërie. Kjo lidhur me pronësinë e investimeve, të personave me arkiv të kuq penal. Për më tepër në rastin e vajzës së Presidentit. Ndoshta të dhënat nuk janë rifreskuar në detaje, apo shkujdesja ka qenë e qëllimshme!!
Agjenda amerikane, e kësaj administrate, ndaj narkoterrorizmit nuk ka ndryshuar. Emërtimi kësaj qeverie si narkoshtet nuk ka ndryshuar. Korruptuesi në hetim, i agjentit të FBI, Charls McGonigal, nuk ka ndryshuar. Mikpritësi në zyrën e kryeministrit i Luftar Hysës, akuzuar si lidhje e kartelit meksikan “Sinaloa”, sanksionuar nga SHBA, nuk ka ndryshuar. Përfshirja e shpejtë si i bashkëakuzuar me zëvëndësen e tij Belinda Balluku në afera miliardëshe nuk ka ndryshuar. Eprori i organizatës kriminale AKSHI, sipas akuzës zyrtare të Strukturës së Posaçme, nuk ka ndryshuar. Lejuesi e ndihmuesi, i pastrimit të parave të mafias vendase dhe asaj ndërkombëtare, mbetet ai, i pandryshuar. Marrja e Edi Ramës e disa ministrave në hetim e të pandehur, do të ndodhë.Nuk ka ndryshuar. Nuk mbivendoset agjenda presidenciale e administratës, me projekte private në Uashington..Iluzionet optike, e pamundur të kthehen në logjike…

Neutrale January 22, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
6 hours ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
7 hours ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
7 hours ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
7 hours ago
Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
9 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?