SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONË E ASNJË PARTIE!
Partia Lëvizja e Legalitetit kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Administrativo-Territoriale, pasi kjo reformë nuk mund të jetë pazar elektoral i asnjë partie politike.
Për këtë arsye, PLL e kundërshton votimin e saj në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus qytetar e politik, parashikuar ky votim më datë 08.10.2026.
Mbështetur në nenin 108.2 të Kushtetutës së Shqipërisë, mendimi qytetar nuk mund të jetë vetëm procedural, ai duhet të ndikoj realisht në projektligj dhe aq më e rëndë nëse vendimmarrja është paraprakisht e përcaktuar, atëherë lind një problem serioz lidhur me legjitimitetin e procesit.
PLL nuk mund të fsheh edhe rezervat e saj edhe ndaj opozitës në tërësi, ku vetë ajo bën pjesë.
Tryezat politike dhe diskutimet e mëparshme mes partive opozitare kanë qenë të shkëputura, të vakta dhe të rralla duke u përkthyer në tryeza e takime pa rezultat, pa marrje parasysh propozimeve tona specifik në lidhje me draftin e fundit opozitar të pritur.
Nuk mjafton që partitë opozitare të mbajnë qendrime të tyre dhe opozita të shprehet kundër një reforme pasi mazhoranca ka përcaktuar rrugën e saj, për këtë duhet të ketë një qëndrim paraprak të përbashkët, një alternativë të përbashkët dhe një veprim të përbashkët dhe atëherë edhe Mazhoranca do të vihej më tepër përballë presionit qytetar dhe politik

