Vendi i veçantë i Ramës edhe vlerësimi i posaçëm për të ra . Të njëjtën ftesë e ka marrë edhe Kosova ( nëpërmjet Presidentes Vjosa Osmani ) edhe besoj do ta kenë marrë edhe vende të tjera të Ballkanit , që ndoshta prej kujdesit kanë vendosur të mos bërtasin “Rroftë Trump” .
Ajo që më tërhoqi vëmendjen është se edhe Vjosa Osmani e konsideronte ftesë personale .
Pse kështu ? A u mungon liderave shqiptarë, aftësia për të lexuar ftesën edhe pasojat e saj ?
Jo ! U mungon vetëm legjitimiteti , edhe kur ndjejnë se pushteti pesonal u është i kërcënuar , kërkojnë vlerësim e posaçëm personal ku të mundin për të imponuar pa zëvendësueshmerinë .
Në këto 13 vite pushtet Edi Rama ka marrë vetëm një letër personale . Letrën e presidentit Obama për çështjen e armëve kimike .
Për shkak se në atë kohë sapo ishte zgjedhur , ai kishte legjitimitetin maksimal . Ai jo vetëm që nuk e publikoi letrën , jo vetëm nuk e shiti atë si vlerësim e besim të posaçëm për të , por përkundrazi e refuzoi kërkesën e Obamës .
Asgjë nuk e pengoi Ramën e vitit 2013 që midis kërkesës së partnerit strategjik edhe interesave të atdheut të vendoste atdheun .
E pra sot nxitimi që në emër të partneritetit strategjik , lideri pranon pa u menduar dy herë ,madje ushqen “llazoret e tij të paneleve ” për ta paraqitur ftesën e Trump si sukses personal , si përzgjedhje për shkak të karakteristikave të veçanta edhe arritjeve të liderit , tregon thjesht se është i vetëdijshëm për mungesën e legjitimitetit të tij .
Por le të kthehemi tek ftesa personale e Vjosës . Ndërkohë që Trump është transaksional, kundër rregullave, edhe besnik vetëm ndaj vetes, lajkat, servilizmi vetëm sa tërheqin vëmendjen e mediave ndoshta të ndihmojnë në promovimin momental , por ato vështirë se mund të sigurojnë mbështetje të qëndrueshme.
Fundja nuk është sekret se për Trump ” morali i tij është i vetmi kufizim në veprimet e tij edhe ai nuk ka asnjë dëshirë të respektojë ligjet e rregullat ndërkombëtare” . Ai merr vendime kritike me pak ose aspak kohë në dukje të rastësishme, edhe të pa nxitura nga emergjencat; ai vepron në mënyrë agresive në rajone të shumta në të njëjtën kohë, me një shpejtësi që asnjë fuqi e madhe e mëparshme nuk mund ta parashikonte .Impulset e paqëndrueshme të Trump, mbi të cilat ai mund të veprojë më shpejt dhe më lehtë se çdo udhëheqës mund ta vendosin Vjosën në një situatë që nuk do t’ja uroja as hasmit!
Nuk di sesi Vjosa Osmani do t’i përgjigjej një letre tjetër, por kësaj here vërtet personale, që mund ti vinte nga Tramp për njohjen e menjëhershme të” të drejtave” që pretendon Serbia në Veriun e Kosovës, përndryshe Kosova do të përballej me sanksione !
Ku do ta mbështeste Vjosa mbrojtjen e Pavarësisë së Kosovës kur rregullat ndërkombëtare kanë rënë ?
Dhëntë Zoti që liderat tanë pa legjitimitet mos të vendosen në këtë provë , sepse historia na ka treguar se liderat pa legjitimitet midis pushtetit edhe atdheut , kanë zgjedhur gjithmonë pushtetin .

